adamcevski

Anëtarët e komisionit

Mirçe Adamçevski
kryetar i Komisionit për ankesa

Ka diplomuar në Fakultetin tekonologjiko-metalurgjik, në inxhinieri kimike. Nga nëntori i vitit 1979 deri në nëntor të vitit 2004 ka punuar në “Nova Makedonija” si gazetar, redaktor, dhe korrespondent nga Moska (në periudhë 6 vjeçare, 1993-1999), si dhe kryeredaktor në periudhën 2002-2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 punon në revistën Porta 3. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 është kryetar i Këshillit për radiodifuzion. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 punoi në “Porta 3”.

Erdem Amet

 

 


Teofil Bllazhevski

blazevski@semm.mk

Teofil Bllazhevski, anëtar i Komisionit për ankesa, është gazetar i diplomuar. Shkollimin e tij formal e ka pasuruar me trajnime të shumta në Maqedoni dhe jashtë vendit. Ka përvojë pune 30 vjeçare në gazetari, prej të cilave mbi 22 vite punë profesionale ai raportues, redaktor, dhe kryeredaktor (9 vite) në disa media të shkruara dhe elektronike, përfshirë këtu dhe mediat e reja. Bllazhevski është anëtar shumëvjeçar i Bordit dhe aktivist në Transparency International – Maqedoni.
  

Meri Jordanovska

jordanovska@semm.mk

Meri Jordanovska, anëtare e Komisionit për ankesa. Për 10 vite me radhë punon si gazetare hulumtuese. Ajo kaloi nga javorja Fokus në Rrjetin Ballkanik të gazetarisë investigative (BIRN), ku punon në tema dhe analiza të ngjarjeve aktuale politike në Maqedoni, gjyqësorit, krimit dhe korrupsionit. Jordanovska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca nga fusha e gazetarisë investigative, është fituese e bursës ballkanike për ekselencë në gazetari dhe është një prej autoreve të bazës së të dhënave për investigim të pronësisë mediatike „Media Pedia“.

  

Sefer Tahiri

tahiri@semm.mk

Dr. Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa, ka diplomuar në Katedrën për gazetari pranë Fakultetit juridik në Shkup, ndërsa studimet master i kreu në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike në Shkup, në programin studimor Komunikime. Magjistroi me mbrojtjen e tezës me temë „Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të shtëpive televizive komerciale“, ndërsa doktoroi në Universitetin Nju Jork në Shkup, ku edhe mbrojti disertacionin e doktoraturës me temën „Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të Shërbimit radiodifuziv publik – Radiotelevizioni Maqedonas (në periudhën 1998-2006)“.
Që nga viti 2008 ligjëron në grupin e lëndëve nga fusha e mediave dhe komunikimit pranë Fakultetit për gjuhë, kultura dhe komunikime të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Në vitin 2009 ishte i angazhuar edhe në Katedrën për gazetari pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Tahiri ka përvojë pune 15 vjeçare në gazetari. Në periudhën 1998-2000 ishte gazetar dhe redaktor i gazetës Fakti, nga viti 2000 deri 2006 ishte redaktor i lajmeve dhe zëvendëskryeredaktor i Programit në gjuhën shqipe të TVM-së, ndërsa nga viti 2006 deri 2008 zëvendëskryeredaktor i Televizionit ALSAT-M. Në vitin 2010 ishte redaktor i ueb faqes së ALSAT-М. Paralelisht me angazhimin në mediat nacionale, nga viti 2001 deri 2011 ishte korrespondent i Radios Evropa e Lirë nga Shkupi-Programi në gjuhën shqipe. Ka marrë pjesë në projekte të ndryshme hulumtuese, të realizuara nga Instituti Maqedonas për Media dhe Shkolla e lartë për gazetari dhe marrëdhënie me opinionin.

 
Scroll to Top