Thirrje e hapur për storje gazetareske me temë “Fakte dhe dezinformata për ambientin jetësor”

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), në bashkëpunim me UNESCO, në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: mbështetja e gazetarisë si një e mirë publike”, shpall thirrje për storjet më të mira me temë “Fakte dhe dezinformata për ambientin jetësor”.

Çmimet do të ndahen me rastin e festimin të Ditës Botërore të Lirisë së Medias, më 3 maj të këtij viti, kushtuar rëndësisë së gazetarisë dhe lirisë së shprehjes në kontekstin e krizës aktuale globale mjedisore.

Shtypja e informacioneve të rëndësishme dhe shpërndarja e dezinformatave, sidomos online përmes rrjeteve sociale, prej politikanëve, “ekspertëve” dhe influenserëve, në periudhë të krizës klimatike dhe ndotjes, si dhe të kërcënimit të zhvillimit të qëndrueshëm ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të dëmshëm për shëndetin publik, mirëqenien e natyrës dhe zhvillimin demokratik të shoqërisë.

Çmimet për storjet më të mira me temë “Fakte dhe dezinformata për ambientin jetësor” KEMM me mbështetje nga UNESCO i ndan për t’i nxitur gazetarët të promovojnë vetëdijesim më të madh për nevojën për raportim aktual, të saktë dhe etik për ambientin, për dëmin e dezinformatave në këtë fushë që shpie tek mbështetja e ulët nga publiku dhe politikanët për vepra efikase klimatike.

Qasja në informacione të besueshme dhe gazetari të pavarur dhe të përgjegjshme për sfidat ekologjike është më e rëndësishme tani sesa asnjëherë më parë. Gazetarët e pavarur, bashkë me shkencëtarët janë veprues kyç që mund t’i ndihmojnë shoqërisë t’i dallojë faktet nga gënjeshtrat dhe manipulimet (nga burimet vendore dhe të huaja), me qëllim që të merren vendime të bazuara në informacione të sakta.

– Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët dhe redaksitë profesionale në Maqedoninë e Veriut, për storje të publikuara në medie të regjistruar, qoftë tradicionale apo online, brenda periudhës 1 maj 2023 deri më 15 prill 2024.

– Kriteret për çmimet përfshijnë storje gazetareske autentike dhe analitike që i shërben interesit publik më të gjerë dhe që i plotëson standardet më të larta etike të gazetarisë.

– Produkti gazetaresk me të cilin do të aplikoni mund të jetë në format ose zhanr të ndryshëm (tekst, kronikë televizive, rrëfim në radio, dokumentar, reportazhë, intervistë) i publikuar në gjuhën maqedonase ose në shqip, si dhe në gjuhët tjera të bashkësive etnike (me përkthim/titra në gjuhën maqedonase).

Dy storjet më të mira do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga përfaqësues të njohur të mediave. Autorët do të shpërblehen me një shumë monetare individuale prej 1200 dhe 800 USD.

Gazetarët individual dhe redaksitë mund të dërgojnë deri në tre (3) artikuj.

Konkursi është i hapur deri më 15 prill 2024.

Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail në info@semm.mk me shënimin “Për çmimin e gazetarisë”.

Aplikimet duhet të përfshijnë një link deri te përmbajtja gazetareske, por edhe një dokument të bashkangjitur nga teksti/puna në e-mail.

Më shumë detaje rreth konkursit mund të merrni nga e-mail adresa: info@semm.mk

Scroll to Top