Rreth KEMM

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) është organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e bazuar në parimin e vullnetit të lirë, që bashkon anëtarët e tij për të realizuar qëllimet dhe aktivitetet e përcaktuara me statutin e organizatës dhe me principet themelore të misionit dhe vizionit të KEMM.

Këshilli është organ për vetë-regullimin e mediave dhe aktivitetin e vet kryesisht, e bazon mbi verifikimin e sankcioneve publike morale për ato media të cilat nuk i respektojnë standardet profesionale dhe etike të Kodeksit të gazetarëve si dhe principet e federatës ndërkombëtare të gazetarëve.

Misioni: Këshilli synon me përkushtim avancimin e etikës dhe standardeve profesionale në mediat, si për anëtarët e vet ashtu edhe për të gjith bashkësinë gazetareske në Maqedoni. Njëkohësisht e përcjell dhe do të reagon në çdo llojë të shkeljes të realitetit etik edhe profesional në mënyrë të përgjithshme dhe të fuqishme dhe gjithmonë do të përkushtohet për lirinë e të shprehurit, luftë kundër cenzurës dhe auto-cenzurës, si dhe hekjen e të gjitha ndalesave për mediat dhe gazetarët që të punojnë në pajtim me regullat e profesionit dhe normat morale dhe gazetareske.

Vizioni: KEEM synon mediat në Maqedoni ti pranojnë principet e gazetarisë profesionale dhe etike, dhe gjithmonë duke u kujdesur për lirinë e mendimit të lire, shprehjes të lire dhe interesin e publikut. Njëkohësisht, e nxit publikun të përkrahë vetë-regullimin dhe të kontribuon që mediat të jenë të pa anshme, të pavarura dhe të balancuara në punën e tyre.

Scroll to Top