Anëtarët e Komisionit për ankesa dhe të Zyrës Ekzekutive, të cilët do të marrin pjesë në këtë prezantim, do ta promovojnë parimin e vetë-rregullimit, përvojat e deritanishme të Këshillit për etikë në media dhe bashkëpunimin me trupa të ngjashëm në suaza ndërkombëtare.
Evenimenti do të shfrytëzohet edhe për prezantimin e rasteve më interesante që janë përpunuar deri më tani nga ana e Komisionit për ankesa pran KEMM-it, si dhe efektin e ndërmjetësimit, si një nga veglat kryesore që i aplikon Këshilli gjatë zgjidhjes së parashtresave për gazetari joprofesionale dhe joetike.
KEMM-i është shoqatë qytetare e themeluar nga më shumë media, një vit më parë, ndërsa filloi me punë funksionale para rreth 6 muaj. Objektivi kryesor i KEMM-it është një shkallë më e lartë e respektimit të standardeve etike në gazetari, si dhe qasje më të thjeshtësuar për opinionin më të gjerë (qytetarët, institucionet dhe personat juridik, deri te udhëheqësitë e mediave, atëherë kur do të ndjehet ndonjë shkelje e një pjese të të drejtave apo të raportimit joprofesional. Motoja kryesore e KEMM-it është – Sa më shumë vetë-rregullim, aq më pak rregullim (shtetëror).
Evenimenti do të mbahet në restorantin „Rim Pariz“, në Kumanovë, me fillim në ora 11 dhe është i hapur për opinionin.