Komunikatë për media 11.02.2016

Përdorimi i fjalorit diskriminues, qasja arrogante dhe nënçmuese, si dhe diskreditimi i bashkëbiseduesit do të thotë shkelje eklatante e etikës në informimin e publikut dhe abuzim me funksionin gazetar, redaktor dhe mikpritës në intervistë apo në emision. Në kundërshtim me këtë profesion është komunikimi i pahijshëm me bashkëbiseduesin, e përmes kësaj edhe me opinionin, si dhe nxitja e stereotipeve në çdo bazë, ndërsa gabimet si ky mund të kenë pasoja permanente në funksionimin e medias dhe në perceptimin e opinionit.

Objektivi themelor i punës së mediave është që t’i shërbejë opinionit dhe të ngrit çështjet me interes publik nëpërmjet fakteve, pikëpamjeve dhe komenteve, ndërsa spekulimet e pajustifikuara dhe thashethemet nuk duhet të paraqiten si fakte. Përdorimi i informacioneve të paverifikuara dhe spekulimeve e hutojnë opinionin, mund të krijojnë konfuzion dhe pasoja të pakontrollueshme në sjelljen e individëve apo grupeve. Media gjithashtu mban përgjegjësinë për t’i lejuar bashkëbiseduesit që të shpreh qëndrimin dhe mendimet e tij për çështje ose pyetje të parashtruara.

Bëjmë thirrje për bashkëpunim nga ana e redaksisë së kësaj shtëpie televizive, e cili ka përgjegjësinë përfundimtare për atë që publikohet dhe për respektimin e standardeve të gazetarisë etike, me qëllim që të fitojë dhe ruajë besimin e opinionit gjatë informimit. I bëjmë thirrje medias që të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre profesionale ndaj publikut dhe t’i japin përparësi të vërtetës dhe verifikimit të informacione nga më shumë burime, kundrejt informimit të njëanshëm.

Në të njëjtën kohë, apelojmë deri te qytetarët dhe opinioni më i gjerë që në qoftë se vërejnë shembuj të sjelljes jo etike dhe joprofesionale në raportimin mediatik, të reagojnë te Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë në media.

Nesër (12 shkurt), në ora 12:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë do të organizojë evenimentin për nënshkrimin e Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet. Kartën do ta nënshkruajnë mediat të cilat janë dakorduar me përmbajtjen e saj dhe të cilat, përmes saj, synojnë afirmimin e etikës dhe profesionalizmit në raportim. Përveç përfaqësuesve të mediave, në këtë eveniment do të marrin pjesë edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.

Scroll to Top