Ftojmë gazetarinë që në vend që të joshet nga burimet e informacioneve, të shqetësohet nga bartësit e pushtetit apo të komprometohet nga interesat vetjake, t’i shërbejë opinionit nëpërmjet informimit të ndershëm, të drejtë dhe të përgjegjshëm. Të qenit në shërbim të opinionit nuk ka të bëjë me vendosjen e gjysmë të vërtetave, anashkalimin me vetëdije të temave dhe çështjeve të rëndësishme dhe paraqitjen e pretendimeve të rrejshme për qëllime të torturimit moral të individëve, grupeve apo institucioneve. Informimi i njëanshëm dhe keqinformimi duhet të mënjanohen, ndërsa gabimet të korrigjohen.
Këshilli për etikë në media ka pranuar pesëdhjetë reagime dhe ankesa për shkelje të Kartës dhe të Kodit të gazetarëve në media, e ndër to ka edhe media – nënshkruese të Kartës.
I kujtojmë gazetarët dhe redaktorët që t’i respektojnë dhe zbatojnë parimet e raportimit profesional të përfshira në Kartën për raportim etik, e cila është nënshkruar nga shumica e mediave në vend. Në të njëjtën kohë, njoftojmë se procesi i pranimit dhe nënshkrimit të Kartës është ende i hapur dhe i ftojmë edhe ato media që nuk i janë bashkangjitur kësaj iniciative, ta bëjnë këtë në emër të nevojës për angazhim të përbashkët në krijimin e një gazetarie të pavarur në vend.
Këshilli për etikë në media ka pranuar pesëdhjetë reagime dhe ankesa për shkelje të Kartës dhe të Kodit të gazetarëve në media, e ndër to ka edhe media – nënshkruese të Kartës.