Punëtorët e mediave nga juglindja kërkuan mbështetje sistematike të KEMM si trup i pavarur vetërregullues
Përforcimi i kapaciteteve të KEMM si trup i pavarur, promovimi dhe dukshmëria më e madhe e tij, gjetja e modeleve të financimit të sigurtë. Këto ishin rekomandimet e punëtorëve të mediave dhe gazetarëve nga rajoni planor juglindor të cilët në kuadër të projektit “Mbështetja e lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që e realizon KEMM me mbështetje të delegacionit të BE-së në vend kanë debatuar në temën “Vetërregullimi dhe zhvillimi dhe sfidat e tij”. Qëllimi i këtij takimi ishte që të dëgjohen mendimet e punëtorëve të mediave për punën e këtij trupi, por edhe të propozojnë rekomandimet për të ardhmen, duke patur parasysh se trupi i tillë është i nevojshëm në hapësirën e mediave. Në takim kishte fjalim Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa pranë KEMM që fliste për zhvillimin shtatëvjeçar të këtij trupi të pavarur, rëndësia e tij si dhe bashkëpunimi me aktorët tjerë shoqëror në shtet.
,,Vetërregullimi i mediave është mekanizëm që bën ekuilibrin ndërmjet lirisë të mediave dhe tendencave që kjo të keqpërdoret. Qëllimi jonë kryesor është që mediat të mbrojnë parimet e gazetarisë etike dhe profesionale që respekton të drejtat e njeriut, me çrast nuk do të rrezikohet politika redaktuese. Kemi bashkëpunim me të gjithë shoqatat e mediave dhe gazetarëve. Ne jemi pjesë e Rrjetit për luftë kundër gjuhës të urrejtjes, kemi bashkëpunim edhe me Avokatin e popullit. Roli konë është të mbrojmë lirinë e medias, por edhe të mbrojmë publikun nga keqpërdorimi i lirisë të mediave, ka thënë Adamçevski. Ai si kryetar i Komisionit për ankesa ka theksuar se për këtë periudhë deri te ata kanë arritur qindra ankesa dhe parashtresa, kryesisht për shkeljen e nenit 1 të Kodeksit të gazetarëve, që i referohet përhapjes të informatës të saktë dhe të kontrolluar.
Theks i veçantë në debat është vendosur në nevojën për mbështetje sistemore të trupit vetërregullues, duke marrë parasysh se puna e KEMM nuk nënkupton vetëm vendosjen për ankesat dhe parashtresat për informim joprofesional, por trup vetërregullues që bashkë me organizatat tjera të mediave merr pjesë në krijimin e modeleve për theksimin e gazetarisë profesionale, edukimit mediatik, lirisë mediatike, dhe paralelisht mbron publikun nga keqpërdorimi pikërisht i lirisë të mediave. Për këtë arsye, siç tha Adamçevski, është formuar Regjistri i mediave profesionale onlajn, numri i të cilave për momentin është 151 anëtarë të cilët janë angazhuar se do të respektojnë Kodeksin e gazetarëve në publikimin e informatave, me publikimin transparent të ekipit redaktues dhe strukturës të pronësisë. Regjistri i mediave profesional të cilat publikisht angazhohen për raportimin profesional është i disponueshëm në https://promedia.mk/main.
Janë ekspozuar më shumë modele të mbështetjes të trupave vetërregullues në më shumë shtete në Evropë duke patur parasysh se të njëjtët kanë shërbime profesionale, komisione të ankesave, kurse nevojiten edhe mjete për llojet e ndryshme të aktiviteteve, si për shembull hulumtime, publikime, fushata, etj. Në një pjesë të shteteve evropiane, vetërregullimin e mbështesin organizatat e mediave, në të tjerat përveç mbështetjes nga mediat, ka edhe nga shtetet, që është e pakushtëzuar pa asnjë trysni. Trupat vetërregullues në hapësirat ballkanike në mënyrë dominante financohen nga donatorët.
,,Me qëllim të mbajtjes dhe avancimit të raportimit etik në media, nevojitet mbështetje sistemore. Reth kësaj pyetje tashmë kemi diskutuar edhe në trupat dhe organet e KEMM, dhe besoj se do të gjejmë ndonjë model që të përforcohet ky trup me burime stabile të financimit, sepse deri tani funksionon falë donatorëve, ka theksuar Adamçevski “.
Gazetarët nga juglindja mendojnë se duhet të mundësohen kushte për përforcimin e kapaciteteve dhe rolit të KEMM si trup i rëndësishëm, me qëllim që të shmanget rregullimi nga shteti, por edhe të mbrohet publiku nga keqpërdorimi i lirisë të mediave. Kanë propozuar përgatitjen dhe emitimin e video spoteve për edukimin mediatik dhe rëndësinë e njoftimit profesional, nga ana e anëtarëve në Regjistrin e mediave profesionale onlajn. Paralelisht kanë propozuar që të gjendet modeli për mbështetjen shtetërore të KEMM përmes agjencive shtetërore për komunikime dhe media. Duke e njohur gjendjen financiare të mediave, ende ekziston dyshimi nëse do të arrihet me vetëfinancimin e trupit vetërregullues, por mendojmë se nevojitet mbështetje e pakushtëzuar nga shteti, kanë theksuar gazetarët.
Këto takime për modelet për mbështetje sistemore të KEMM, do të vazhdojnë edhe në rajonet tjera planore në vend.