Procesi u zhvillua sipas kritereve të dakorduara midis KEMM dhe SHGM duke ndjekur praktikat në vendet e zhvilluara demokratike dhe Këshillit të Evropës, dhe në konsultime me gazetarët, mediat dhe bashkësisë së biznesit në vend. Qëllimi i bashkëpunimit me Odën Ekonomike është që nëpërmjet të krijimit të
Regjistrit të lehtësohet qasja në reklame për komunitetin e biznesit në online mediat profesionale, përkundër atyre që nuk plotësojnë kriteret për anëtarësi dhe rregullisht shkelin parimet etike gjatë punës së tyre.
Nga Regjistri pritet t’i ndihmojë publikut më lehtë të njeh cilat media plotësojnë kriteret dhe respektojnë standardet dhe parimet etike gjatë raportimit të tyre.
Në këtë ngjarje janë të ftuar edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në vend.