Përfaqësues të KEMM-it, të cilët do të marrin pjesë në debatin do të diskutojnë për rolin dhe rëndësinë e përfshirjes civile në mbështetjen dhe avancimin e punës së trupit për vetë-rregullim në mediat.
Do të prezantohen mekanizmat për pjesëmarrjen e opinionit në punën e KEMM-it dhe do të diskutohet për mundësitë e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit të ardhshëm.
Aktiviteti është i financuar nga BE-ja dhe është pjesë e Programit “Shoqëri e qëndrueshme civile: financim shtetëror i organizatave civile“ që e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN), Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Qendra për Informim, Bashkëpunim dhe Zhvillim të Organizatave Civile nga Sllovenia (CNVOS)“.