Vetëqëndrueshmëria është problemi më i madh dhe më i vështirë për tu zgjidhur nga mediat dhe organizatat e mediave
Zhvillimi i vetërregullimit dhe arritja e nivelit më të lartë të vetëqëndrueshmërisë ishin temat kryesore të takimit të fundit ndërmjet Këshillit për etikë në media dhe gazetarët nga Maqedonia lindore. Duke patur parasysh se gazetarët dhe mediat nga lindja përballen me sfida të ngjajshme të cilat i referohen vetëqëndrueshmërisë në mediat e tyre, ata e kanë ndarë përvojën e akumuluar me Këshillin për etikë në media.
Kryetari i komisionit për ankesa pranë KEMM, Mirçe Adamçevski, ka ndarë përvojat dhe punën e deritashme të Këshillit. Vetërregullimi është një aspekt shumë i rëndësishëm në media. Ai jep mundësinë që të rregullohet sfera mediatike dhe puna e gazetarëve pa hyrë në lirinë e shprehjes apo politikën redaktuese të mediave. Ky është një instrument rregullator që na përgjigjet të gjithëve. Ne vetëm vitin e kaluar kishim 100 ankesa të cilat ishin shqyrtuar dhe zgjidhur, ka thënë Adamçevski duke potencuar rëndësinë e Këshillit dhe qëndrueshmërinë e tij.
Adamçevski ka theksuar rëndësinë se për dallim nga këshillat në demokracitë perëndimore, të cilat në disa vite funksionojnë edhe pas njëqind vitesh, te ne pika kryesore e dhimbshme është financimi edhe i mediave edhe i shoqatave dhe organizatave të mediave dhe gazetarëve.
„Në aspekt të KEMM ndoshta nevojitet financimi nga anëtarësia, por edhe nga donacionet. Ndoshta mund të mendohet për sistemin e financimit shtetëror por me sigurimin e pavarësisë të Këshillit. Ka shembuj të këshillave në botë të cilët marrin subvencion të pakushtëzuar shtetëror“, ka theksuar Adamçevski.
Gazetarët dhe punëtorët e mediave të cilët ishin të pranishëm në takim gjithashtu kanë dhënë propozime solide në lidhje me të ardhmen e mediave dhe vetërregullimin.
„Në të kaluarën nga ndikim i fuqishëm i politikanëve në media kemi luftuar që të mos ketë para shtetëtore në media dhe tani ajo na ka rënë në kokë me atë që shumë media nuk mund të zgjedhin problemet ekzistenciale. Ne si media duhet të fillojmë me shpërndarjen e mjeteve eventuale shtetërore, përmes përcaktimit të modelit dhe kritereve përkatëse. Të mos u lejohet partive që të shpërndajnë ato mjete. Madje edhe të gjithë mjetet që derdhen në media nga donatorët e huaj janë kryesisht para shtetërore të shteteve tjera”, ka theksuar Goran Lefkov, gazetar hulumtues dhe anëtar i këshillit të nderit pranë SHGM.
Lefkov ka theksuar se nevojitet bashkëpunim më i madh ndërmjet Këshillit të nderit dhe Këshillit për etikë në media, dhe duhet një ngritje në këmbë të shëndosha të radiodifuzerëve nacional dhe mediave me qëllim që të kemi gazetari më të mirë, më të qëndrueshme dhe më cilësore.
„Mjetet të cilat fitohen nga donatorët e huaj mund të sjellin qëndrueshmëri vetëm në afat të mesëm. Për këtë arsye nevojitet që të merren përvojat nga trupat tjetër vetërregullues, sidomos ato me përvojë të madhe, për atë se cili model i financimit të përdoret për Këshillin për etikë “, ka theksuar Dijana Naseva nga Radioja universitare UGD FM.
Në këtë kontekst, gazetarët kanë theksuar se nevojitet që të bëhet mekanizmi për efekt dhe dukshmëri të madhe të punës të KEMM. “Me rëndësi është që të rritet efekti i shoqatave mbi punën e mediave, sepse, nëse nuk e kemi efektin, gazetarët dhe mediat mund të humbin besimin në shoqata, dhe pasiqë e humbin besimin vështirë se do të qasemi në financim”, ka theksuar Toni Mihailov, gazetar.
Debati produktiv do të shfrytëzohet për përmirësimin e punës të trupit vetërregullues dhe për përgatitjen e planit për vetëqëndrueshmëri. Koordinatori i programit në KEMM, Daniel Dimitrievski ka theksuar se për momentin organizata është në fazë të përgatitjes të planit për përcaktimin e modeleve për vetëqëndrueshmëri dhe financim të Këshillit, ashtuqë të gjithë këto janë të mirëseardhura.
Ky takim është pjesë e disa debatave dhe takimeve të cilat Këshilli i etikës në media i organizon me mediat nga të gjithë rajonet në shtet në kuadër të projektit “Mbështetje të lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga KEMM me mbështetje të delegacionit të BE.