UNESCO promovon standarde profesionale në Maqedoni

“Ne jemi të vetëdijshëm se redakcionet gazetareske në vend shpesh here kanë nevoj për punëtor, resurse për punë të vazhdueshme hulumtuese. Roli jonë si trup vetëregullues parimisht përqëndrohet në regullimin e ankesave për thyerje eventuale të kodit etik gazetaresk në vend. Por, me falimenderim të UNESCO projektit, kemi pasur mundësi të përcjellim një mesazh pozitiv dhe të ndezim një dritë për punë cilësore gazetareske në vend. Ky manifestim shpërblyes, ndihmon për të identifikuar gazetarë profesionaël të cilit luajnë një rol kryesor në avancimin e profesionit gazetaresk dhe në përmirësimin e qasjes deri te informata socijale shum të rëndësishme në regjion”, tha Marina Tuneva nga KEMM.

Gjithsej, gjashtë gazetarë, kanë pranuar shpërblimet nga KEMM në pres konferencën të organizuar në Shkup me 29 shtator të vitit 2017. Irena Mulaçka fitoi një shpërblim për punën e mrekullueshme gazetareske të publikuar në gazetën javore Fokus. “Storjet e Irena Mulaçka kanë pranuar interes të madh publik dhe kanë nxitur një debat serioz tek qytetarër dhe mjekët në vend. Cilësija e hulumtimit dhe publikimit është një shembull i mrekullueshëm të gazetarisë hulumtuese”, tha një anëtar i jurisë. Fitues të tjerë ishin Nikola Zdravkoviç i cili pranoi çmimin e dytë për një storje të transmetuar në emisionin 360 shkallë në televizionin Alsat-M, Mirjana Mircevska-Jovanoviç për dokumentarin të transmetuar në Kanal 5, Marjan Nikolovski për storjen të transmetuar në televizionin Sitel, Maja Ravanska për një artikull të publikuar në gazetën “fytyrë përball fytyre” dhe Zoran Jovanovski për transmetimin në Alsat-M televizionin.

“Shpërblimet e sotshme janë mirënjohje për profesionalizmin e autorëve. Në vazhdimësi kemi akcentuar për rëndësinë e profesionalizmit, dhe në rolin e mediave në publikimin e fer informatave, nevoja për të përmirësuar kushtet e punës të gazetarëve dhe vetë-regullimit në tejkalimin e sfidave etike. Të gjitha këto çështje janë aktuale edhe sot e kësaj dite”, tha Ambasadori Samuel Zhbogar, kryetar i EU delegacionit në Maqedoni gjatë fjalimi të tij në ngjarjen.

Projekti I UNESCO`s Ndërtimi i besimit në mediat në Evropën Jugo-lindore dhe Turqi ka filluar në vitin 2016 dhe ka për qëllim për të përmirësuar udhëheqje të mirë tek mediat dhe respektimin e standardeve profesionale tek mediat. Pranë kornizave, UNESCO përkrah këshillat e mediave në regjion përmes financimit direkt dhe përmes implementimit të aktiviteteve me qëllim për të përmirësuar funkcionimin e tyre dhe dukjen në publik.

Ky projekt është financuar nga Unioni Evropjan.

Scroll to Top