Takim onlajn me gazetarët e rajonit të Vardarit 07.07.2021

Takimi onlajn me gazetarët nga rajoni i Vardarit është mbajtur sot, e mërkurë, 7 korrik i vitit 2021, Këshilli për etikë në media. Në takim Drejtorja ekzekutive Marina Tuneva ka njohtuar të pranishmit me sfidat dhe gjendjet në informimin mediatik gjatë kohës të Kovid – 19. Tuneva para të pranishmëve ka informuar, mes të tjerash, për aktivitetet më të rëndësishme që KEMM ka realizuar në kushte të pandemisë.

7d

„Janë përgatitur Udhëzimet për informim etik në mediat onlajn si plotësim i dispozitave të përmbajtura në Kodeksin e gazetarëve, të miratuar në vitin 2011, me qëllim që të pasqyrohen specifikat e këtij lloji të mediave. Gjithashtu, ende një numër i madh i ankesave që KEMM i ka pranuar i referohen mediave onlajn. Duke patur parasysh se sa të shumta janë në numër, kjo ndoshta edhe është e pritur, por gjithashtu ka edhe keqpërdorime të shumta në hapësirën mediatike. Të gjithë e dijmë sa shpesh diskutohej për këtë temë. Prandaj kemi vendosur që të vazhdojmë me iniciativa të reja në këtë fushë. Hartimi i Udhëzimeve për informim etik në mediat onlajn ka vijuar pas formimit të Regjistrit të mediave profesionale onlajn të cilin e formuam në fund të vitit 2019, kurse e promovuam në vitin 2020. Këtu nuk jemi ndalur me mbindërtimin e kornizës etike. Përgatitëm edhe Udhëzimet për njoftimin inkluziv për pandeminë, sepse shumë shpesh nga sektori civil dhe nga qytetarët kemi marrë sygjerime për zërin që nuk është i përfaqësuar mjaftueshëm të grupeve të rrezikuara në informimin mediatik që të ndjehen të përfshirë në informimin e rregullt “, ka thënë Tuneva.

Drejtorja e KEMM ka njoftuar gazetarët se përveç veprimit për ankesat për punën joprofesionale, që është puna kryesore e këshillave për etikë në vendet e Evropës, këshilli maqedonas përfshihet edhe në një lloj tjetër të aktiviteteve me qëllim që të kuptohet roli dhe misioni i tij dhe të punojë për nxitjen e punës profesionale mediatike. Kështu, derisa mbahej takimi i sotshëm i punës me gazetarët nga rajoni i Vardarit, në mënyrë afirmative, përmes faqes në FB, KEMM ka njoftuar për tregimet më të mira të gazetarisë për informimin inkluziv me qëllim që të vazhdojë tradita për mbindërtimin e gazetarisë profesionale dhe informimit të mirë. Përveç këtij aktiviteti, KEMM organizon edhe trajnime, përgatit hulumtime personale, mbindërtim të kornizës etike, organizim të konkurseve me qëllim që të etablohet vetërregullimi i kësaj hapësire sa më shumë që është e mundur.

Në takimin e sotshëm theksi është vendosur sidomos në paraqitjen e produkteve senzacionale mediatike, mosbërjes të dallimit ndërmjet përmbajtjes të gazetarisë dhe asaj reklamuese si dhe mbrojtja e pamjaftueshme e privatësisë dhe të dhënave personale, që nuk është rast vetëm në shtet. Këtë e kemi edhe në shtete tjera në Evropë, ka treguar hulumtimi i KEMM.

Anliza e punës të Komisionit për ankesa të KEMM për vitin 2020 ka treguar një rritje të dyfishtë të numrit të ankesave të pranuara në krahasim me vitin 2019. Deri te Komisioni, vitin e kaluar, ishin adresuar 140 ankesa në raport me 83 ankesa të vitit 2019. Është e rëndësishme që ka rritje të numrit të ankesave për të cilat është vendosur, përmes ndërmjetësimit apo përdorimit të këtij parimi që ka mundësuar zgjidhjen e 13 ankesave që në përqindje është 15 përqind nga numri i përgjithshëm kundrejt vetëm katër të tillave në vitin 2019. Vjet 109 ankesa ishin me elemente të detektuar të shkeljes të Kodeksit të gazetarëve, ndërsa 18 raste janë hedhur poshtë dhe nuk ka filluar procedura.

„Presim që trendi i ndërmjetësimit të jetë identik apo i rritur dhe në vitin 2020 që do të thotë se të dy palët e përfshira, ankuesi nga njëra anë dhe media e përfshirë deri te e cila është dërguar ankesa nga ana tjetër, gjithnjë e më shpesh komunikojnë dhe bashkëpunojnë me trupin vetërregullues. Sidomos mediat onlajn, portalet në internet. Respektivisht pas kërkesës të dorëzuar për përgjigje nga ana jonë janë shënuar disa pretendime të ankesës të theksuara nga ankuesi dhe gjithnjë e më shpesh mediat përgjigjen në ato ankesa dhe sqarojnë se pse kanë publikuar atë tekst apo përmbajtjen tjetër kontestuese“, ka thënë Daniel Dimitrievski, Koordinator për programe dhe pranim të ankesave në KEMM.

Trendi i rritjes të numrit të ankesave vazhdon edhe këtë vit. Komisioni në gjashtë muajt e parë ka marrë 95 ankesa që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është më shumë për 20 deri në 30 përqind. Në vitin 2020, 5,5 përqind është numri i ankesave në të cilat është detektuar gjuha e urrjejtjes, diskriminimi, stigmatizimi dhe të ngjajshme. Por, paraqiten raste, përmbajtjet e të cilave janë të publikuara në portalet në internet pasiqë të publikohen fillimisht në mediat sociale, në të cilat gjithnjë e më e shpeshtë është gjuha e urrejtjes. Kjo flet se ende ka hapësirë të madhe për punë për të cilën nevojitet zgjidhje sistematike dhe angazhim i qytetarëve dhe organizatave civile, si dhe reagime në kohë të institucioneve publike të ngarkuara që të reagojnë në dukuritë e tilla. 

7 2e

Në diskutimin në të cilin janë të përfshirë gazetarët nga rajoni i Vardarit, në kushte të Kovid -19, janë theksuar problemet në komunikim me institucionet lokale, gjysëm mbyllja apo mbyllja e tërësishme e tyre, si dhe pamundësia që të informojnë në mënyrë burimore për punën e shtabeve komunale të krizës. Gazetarët kanë theksuar situatën faktike me numrin e vogël të të punësuarve apo gazetarëve të angazhuar të cilët jo gjithmonë kishin mundësinë që në kohë të sigurojnë informatat e sakta për shkak të qasjes të fushatës të institucioneve publike shëndetësore.

Gazetarët në kushte të injorimit prej tyre kanë shfrytëzuar vetëm informatat zyrtare të enteve nacionale shëndetësore dhe nuk mundeshin që të reagojnë në kohë për konfuzionet e caktuara që i kanë paraqitur qytetarët apo partitë opozitare. Gazetarët, gjithashtu, kanë hapur çështjet e përgatitjes të një të riu duke patur parasysh se ai është miratuar në vitin 2001, si dhe përdorimin e formatave të reja në njoftimin për pandeminë me Kovid -19 pas shembullit të mediave të huaja të cilat kanë vendosur praktikën e njoftimit më suptil në tekste, me qëllim që të shmangen raportet e mërzitshme dhe me stereotipe të përbëra vetëm nga numrat e të sëmurëve, qytetarëve aktiv apo të vdekur, që i kanë frikësuar qytetarët.

Kjo ngjarje është në kuadër të projektit “Mbështetje për lirinë e shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga Këshilli për etikë në media (KEMM), me mbështetje të delegacionit të BE në R. e Maqedonisë së Veriut.

Scroll to Top