Rregulla për pranim

Rregulla për pranimin e Internet portaleve për anëtarësim në KEMM

  1. Të bëjnë të ditur impresumin (redaktor, redaksi), themeluesin dhe të dhënat e kontaktit
  2. Të jenë dakord/të nënshkruajnë se do të mbështesin vetërregullimin/do të respektojnë Kodeksin e gazetarëve, Kartën për informim etik dhe Statutin e KEMM-it
  3. Në faqen e tyre të internetit të vendosin baner me të cilin obligohen se do t’i respektojnë parimet e Kodeksit (dhe vetërregullimit)
  4. Tekstet e publikuara të jenë të nënshkruara nga autori
  5. Të jenë portale që publikojnë rregullisht përmbajtje informative me interes publik
  6. Të cekin listën e çmimeve për reklamim
  7. Të kenë të regjistruar mk – domain
  8. T’i publikojnë vendimet e KEMM-it dhe të përfshihen në procesin e ndërmjetësimit
  9. Gjatë huazimit të përmbajtjeve nga mediat tjera, ta përmendin burimin.
Scroll to Top