Njoftim për publikun – 16.07.0215

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë dënon ashpër sulmin fizik të zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski ndaj pronarit dhe redaktorit të internet portalit Maktel, Sashe Ivanovski.
Si organ përgjegjës për vendosjen e procesit të vetë-rregullimit në mediat maqedonase, duke u zotuar për një shkallë sa më të lartë të përgjegjësisë në mesin e gazetarëve dhe respektim të standardeve gazetareske në raportimin e tyre, pyesim veten – si të imponoheni në një shoqëri në të cilën bartësit e funksioneve publike fizikisht sulmojnë për arsye të një pyetjeje të parashtruar!?

Nëse presim që gazetarët të jenë jashtëzakonisht profesionist dhe etik në raportimet e tyre, s’ka dyshim se duhet të mbizotërojë një klimë në të cilën funksionarët do ta kenë të qartë faktin se shpenzojnë para publike dhe se janë të obliguar të japin llogari para opinionit.

Presim që z. Peshevski të japë dorëheqje si një akt i marrjes së përgjegjësisë dhe shfaqje të virtytit të demokracisë.

 

Scroll to Top