Ajo që ndodhi ditën e djeshme është edhe një provë shtesë se situata është shqetësuese dhe zbulon tendencat për të penguar punën e gazetarëve në raportimin mbi çështjet me interes publik. Për KEMM-in është krejtësisht e papranueshme që në çfarëdo mënyre të pengohet puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e lirë nga çdo presion dhe kërcënime.
Dhuna ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik është një problem serioz, për çka nevojitet përgjigje sistemike dhe e koordinuar e institucioneve kompetente. Apelojmë deri tek të njëjtit që të ndërmarrin masat përkatëse për ndriçimin e plotë të rastit dhe zbardhejn e këtij incidenti. Zgjidhja e rasteve të këtij lloji do ta dekurajojë përsëritjen e akteve të tilla të dhunës dhe presionit mbi mediat.