Institucionet kompetente, siç janë: Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi ose Prokuroria Publike duhet të demonstrojë një qasje proaktive për problemin, ndërsa bashkëpunimin ndërmjet Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë, trupit rregullator dhe aktorëve të tjerë duhet të intensifikohet në mënyrë që të merren në mënyrë efektive me gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin në media.
Këto janë pjesë e rekomandimeve nga tryeza e rrumbullakët kushtuar rolit dhe ndikimit të redaktorëve në parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media, të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Instituti Maqedonas për Media dhe Këshilli për Etikë në Media. Në këtë eveniment morën pjesë redaktorë dhe gazetarë nga mediat elektronike, të shkruara dhe ato onlajn, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, trupave rregullator, institucioneve qeveritare dhe organizatave ndërkombëtare.
Shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, iu drejtua të pranishmëve duke theksuar përgjegjësinë e gazetarëve dhe të mediave që gjithmonë të ofrojnë informacione të balancuara, të bazuara në fakte. Sipas tij, pa lirinë e të shprehurit dhe të gazetarisë së lirë është e pamundur ekzistenca e një qytetarie të informuar, aktive dhe të angazhuar.
Në fjalimin e tij, kryetari i Komisionit për ankesa pranë Këshillit për etikë në media, Mirçe Adamçevski, përmendi rolin dhe përvojën nga puna e deritanishme e trupit për vetë-rregullim, e që ka të bëjë me trajtimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media. Anëtarët e Komisionit për ankesa, Sefer Tahiri dhe Filip GJurçinovski, u fokusuan në çështjet dhe sfidat kyçe për trajtimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media, rolin e redaktorëve në parandalimin e gjuhës së tillë, si dhe përvojën e deritanishme nga aplikimi i dispozitave ligjore.
Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të paraqesin bazë për përgatitjen e një plani të veprimit për trajtimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve në sferën mediatike.
Kjo tryezë e rrumbullakët është pjesë e projektit rajonal „Opservatori mediatik në Evropën Juglindore“, i financuar nga Bashkimi Evropian.