Mediat të njoftojnë me përgjegjësi, dhe të mos promovojnë shkeljen e masave mbrojtëse

Në rrethana kur vazhdimisht rritet numri i personave të cilët janë të sapo infektuar me virusin korona, nga mediat pritet që në mënyrë të barabartë të marrin pjesë në angazhimet për rritje të besimit të qytetarëve në masat për mbrojtje të shëndetit të tyre, përmes informimit korrekt, të balancuar dhe profesional.  

Çdo shfrytëzim i mediave si platformë për shpërndarjen e apeleve të individëve dhe grupeve të cilat thirrin në shmangjen e masave për mbrojtje është në kundërshtim me rolin e tyre si aktor të rëndësishëm në adresimin e dezinformatave dhe propagandës.

Duke patur parasysh se vaksinimi është temë që shkakton interpretime të ndryshme te qytetarët, është sidomos e rëndësishme që njerëzit të marrin informata nga burime të cilave mund t’u besojnë, të cilat bazohen në fakte dhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve racionale rreth shëndetit të tyre.

Scroll to Top