Mediat rajonale dhe lokale kundër kushtëzimeve politike dhe biznesore

Mediat lokale dhe rajonale përballen me probleme financiare dhe të kuadrit profesional, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e përmbajtjeve, theksojnë disa pronarë dhe redaktorë të mediave në Strumicë dhe në qytetet përreth. Gjatë bisedës me përfaqësues të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni, në takimin që u mbajt më 23 janar në Europe House në Strumicë, pronarët dhe redaktorët e mediave theksuan se për përmbajtje cilësore mediatike nuk kontribuojnë kushtet politike dhe biznesore, por mundësimi i kushteve materiale të favorshme pa u cenuar politika redaktuese e pavarur. Takime të tilla KEMM do të organizojë edhe në të ardhmen, së shpejti në Tetovë, dhe më pas në Manastir, si pjesë të aktiviteteve të projektit të mbështetur nga UNESCO dhe BE: “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: mbështetja e gazetarisë si një e mirë publike”.

Qëllimi i KEMM, së bashku me anëtarët e tij, por edhe me mediat që duan t’i bashkohen organit të vetëm vetërregullues të mediave në Maqedoninë e Veriut, është të vazhdojë përkushtimin për reformat e legjislacionit për media, mbështetjen e lirisë së shprehjes dhe gazetarisë së përgjegjshme, nëpërmjet nxitjes dhe përkrahjes së mediave të pavarura dhe plurale që promovojnë gazetarinë si një të mirë publike. Në të njëjtën kohë, KEMM inkurajon pronarët dhe redaktorët e mediave që kur të parashtrohen ankesa nga qytetarë, organizata apo institucione, dhe nga Komisioni për ankesa të konstatohet se mediat kanë shkelur Kodin Etik të Gazetarëve ose Udhëzimet për raportimin etik në media online, pronarët dhe redaktorët të angazhohen për “zgjidhje miqësore” apo ndërmjetësim me parashtruesin e ankesës. KEMM inkurajon mediat që të angazhohen sa më shumë për çrrënjosjen e dezinformatave të drejtuara kundër vlerave demokratike në shoqëri. UNESCO dhe BE mbështesin fushatë rajonale për të luftuar dezinformimin, e cila përfshin i Këshillat e etikës së mediave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Scroll to Top