Konkurs për storiet më të mira gazetareske për raportimin gjithëpërfshirës të diversitetit gjatë Covid-19

Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë që botuan storiet e tyre gjatë periudhës nga 1 maj 2020 deri më 1 maj 2021.

Kriteret për çmimet do të përfshijnë vërtetësinë, analizën, nivelin në të cilën raportimi i shërben interesit më të gjerë publik, si dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta etike në gazetari. Raportimet e paraqitura mund të jenë të çdo forme apo zhanri gazetaresk (tekst, artikull, dokumentar, raport, intervistë).

Storiet më të mira do të zgjidhen nga një juri e përbërë nga përfaqësues të njohur dhe relevant të profesionit. Autorët e storieve më të mira do të marrin çmimet si vijon:

  • Vendi i parë – pajisje IT me vlerë 800 EUR
  • Vendi i dytë – pajisje IT me vlerë 600 EUR
  • Vendi i tretë – pajisje IT me vlerë 400 EUR

Gazetarët individual dhe redaksitë mund të propozojnë deri tre (3) artikuj gazetareske.

Konkursi është i hapur deri më 16.05.2021.

  • Aplikimet mund të dorëzohen përmes postës elektronike: konkurs@semm.mk

Gjatë aplikimit duhet të përfshihet linku ku është publikuar artikulli origjinal gazetaresk, si dhe të dërgohet në e-mail si shtojcë (dokumenti pdf).

Çmimet për storiet më të mira lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara gjatë pandemisë së koronavirusit (Covid-19) jepet nga KEMM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të inkurajuar gazetarët të promovojnë konceptin e barazisë dhe integrimit të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve përmes raportimit profesional dhe etik të temave me interes publik.

Më shumë informacion lidhur me konkursin mund të merret në numrin e telefonit 02/3222-595 ose e-mail adresën: konkurs@semm.mk.

për anglisht klikoni këtu

për maqedonisht klikoni këtu

 

Scroll to Top