Konferencë e KEMM-it “Vetë-rregullimi mediatik dhe sfidat etike në media”

Në promovimin e vetë-rregullimit, veçanërisht në adresimin e problemit me vetë-rregullimin mediatic në botën dixhitale, si dhe në përforcimin e përgjithshëm strategjik të Këshillit, KEMM-i vazhdimisht ka fituar edhe mbështetjen e Misionit të OSBE-së në vend. Në konferencën e sotme, Shefi i Misionit të OSBE-së në vend, Nina Soumalainen, theksoi se „vetë-rregullimi nuk është censure, e as vetë-censurë, por ka domethënien e rregullimit pa sanksione dhe paraqet alternativë kredibile për proceset gjyqësore dhe ndihmon në rritjen e gazetarisë etike, e cila është e orientuar drejt fitimit të besimit“.

„Gazetarinë duhet patjetër ta vendosim atje ku e ka vendin, e ajo nuk është prodhimi i përmbajtjeve por shërbim për informim të përpiktë, etik dhe të saktë të opinionit“, tha Marina Tuneva, drejtoresha ekzekutive e KEMM-it.

konferncija 17 05 20172

Sipas kryetarit të Bordit Drejtues të KEMM-it, Dragan Antonovski, „prioritet është ta mënjanëojmë gënjeshtrën dhe propagandën nga mediat, e më pas edhe të gjitha parregullsitë në sjelljen etike“.

Konferenca u organizua me mbështetjen e Institutit Maqedonas të Mediave përmes një granti në suaza të projektit ReForMedia – avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve, për të zbatuar reformat në sektorin mediatik, i zbatuar nga Instituti Maqedonas për Media dhe Instituti i Paqes në Lubjanë, me mbështetje financiare nga BE-ja. Për rëndësinë e vetë-rregullimit dhe efektet pozitive nga ekzistimi i një trupi vetë-rregullues në vend, foli drejtori i IMM-së Biljana Petkovska.

Në këtë eveniment u promovua edhe botimi “Raportimi në interes të publikut – mbrojtja e parimeve etike të raportimit gjatë punës së Komisionit për ankesa”, nga autorët Dr. Sefer Tahiri dhe Mirçe Adamçevski, redaktore Dr. Snezhana Tërpevska. Ky botim ofron një pasqyrë në lidhje me disa nga parimet themelore të etikës gazetareske dhe një rishikim të vendimeve më tipike të marra nga Komisioni.

konferncija 17 05 20171

KEMM-i përgatiti edhe një shqyrtim krahasues mbi përvojat dhe sfidat në funksionimin e këshillave ndërkombëtarë për etikë, sidomos të atyre që i përkasin Aleancës për këshilla të pavarur për etikë në Evropë, anëtare e së cilës është dhe KEMM-i. Përfundimet kryesore të këtij shqyrtimi u prezantuan nga autori i saj, Dr. Dejan Donev.

Kryeredaktori i Televizionit 24, Mlladen Çadikovski, si dhe zëvendës-kryeredaktori i Alsat-M, Isuf Kadriu, folën mbi rolin e mediave në demokratizimin e shtetit, gazetarisë së sotme, si dhe për nevojën për profesionalizimin në veprimtarinë mediatike.

Scroll to Top