Në këtë seancë, kolegët nga Bosnja dhe Hercegovina shqyrtuan 10 raste të ankesave të adresuara deri te organi i tyre, i kryesuar nga kryetari i Komisionit, profesori universitar, d-r. Miodrag Zhivanoviq. Me këtë rast, anëtarët e Komisionit ankimor maqedonas patën mundësinë të njoftohen me procedurat dhe praktikat e kolegëve të tyre nga BH-ja, me mënyrën e zgjidhjes së parashtresave dhe përpilimin e vendimeve, gjegjësisht arsyetimeve për vendimet.
Delegacioni i Komisionit të Maqedonisë me ftesë të kolegëve të tyre, morën pjesë aktive në punë dhe dhanë mendime për secilën lëndë, pa të drejtë vote, ndërsa një pjesë e sugjerimeve u pranuan dhe integruan në vendimet e tyre. Kjo paraqet edhe një lloj vlerësimi të përbashkët të mënyrës së punës dhe cilësisë së vendimeve që i marrin dy organet.
Takimi i cili u zhvillua në Neum në BH, më 6 qershr, u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e përvojave për gjendjen e lirive të mediave në të dyja vendet, për llojet më të zakonshme të shkeljeve të kodeve, si dhe për efektet nga puna e organeve vetë-rregulluese të këtij lloji.
Këshilli për shtyp i BH-së është organi më i vjetër i këtij lloji në rajon dhe konsiderohet si një ndër më efikas në vetë-rregullimin, dhe vendimet e tij publikohen pothuajse nga të gjithë anëtaret – themeluese të Këshillit, ndërsa qëndrimet dhe mendimet e tyre integrohen edhe në vendime gjyqësore eventuale për fyerje dhe shpifje.