Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni 21-11-2017

Funkcionim efikas të vetë-regullimit në mediat përjashton çfarë do lloji të standardeve profesionale në çfar do kornize ligjore dhe implementimin të sankcioneve drejt mediave për mosrespektimin e tyre. Kur bëhet fjalë për raportim etik dhe profesional asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave. Në atë drejtim, KEMM kundërshton Rekomandimin për ndryshime të nenit 61 të proejkt ligjit për ndryshime dhe për të shtuar, Ligjit të shërbimeve audio dhe audiovizuele, të cilat ndryshime do të regullojnë parimet dhe standardet e punës të radiodifuzerëve, si dhe ndryshimet në nenin 145 me të cilin rekomandohet shqiptim të denimeve për deri sa standardet profesionale nuk respektohen.

Në rethana kur vetë-regullimi në mediat në shtetin dal ngadalë filloi të pranohet dhe gjith e më shumë të përkrahet puna e Këshillit të etikës në mediat, vendosja e çfarë do lloji të pengesave nga ana e Qeverisë, ky drejtim dhe margjinalizimi i punës të Këshillit do të rezulton vetëm me reduktimin e përgjegjësisë te vetë mediat dhe përkrahjen e praktikës të cenzurës dhe vetë-cenzurës.

Duke i përshëndetur qëndrimet e Qeverisë të shprehura jo para shumë kohe, për përkrahje të fuqishme të sistemit të vetë-regullimit të mediave, njëkohësisht përkujtojmë që vetëregullimit nuk duhet ti jepet rëndësi dytësore, por duhet të jetë një nga prioritetet në arritjen e ndryshimeve dhe reformave në punën e mediave.

Scroll to Top