Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë do të merr pjesë në shënimin e Ditëve të arsimin mediatik

Në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatika KEMM-i organizon seancë të hapur të Komisionit për Ankesa, që do të mbahet më 25.10.2019 (e premte), me fillim prej orës 11:00 deri në orën 13:00, në hapësirat e AAVMU-së. Në seancën e hapur publikisht do të shqyrtohen ankesat që kanë mbërritur në KEMM, ndërsa do të diskutohet edhe për mënyrën e parashtrimit të ankesave, punën e Komisionit për ankesa dhe sfidat më të shpeshta me të cilat përballet ky trup.

Më 29 tetor, në kuadër të Ditëve të Arsimimit Mediatik, KEMM-i do të organizojë edhe debat në temën “Vetërregullimi në mediat, gjendjet, sfidat dhe mundësitë”, të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë në prani të qytetarëve, përfaqësuesve të sektorit civil, mediat dhe institucionet. Përfaqësuesit e Këshillit të Etikës në mediat të cilët do të jenë të pranishëm në debatin do të flasin për rëndësinë dhe perspektivat e vetërregullimit, si dhe për përvojat dhe praktikat e deritanishme të këtij trupi. Kjo ngjarje do të shfrytëzohet edhe për diskutim për tendencat më të shpeshta të shkeljes së standardeve gjatë informimit, si dhe për mënyrat në të cilat vepron KEMM-i lidhur me rastet e gazetarisë joprofesionale dhe joetike. Gjithashtu, qytetarët do të jenë të njoftuar me mekanizmin për parashtrimin e ankesës deri te Komisioni për ankesë gjatë KEMM-it.

Slika 2

KEMM-i do të vazhdojë me organizimin e ngjarjeve të këtij lloji në një të ardhme të afërt edhe në qytetet tjera në mbarë shtetin, ndërsa apeli më i rëndësishëm që duam ta dërgojmë është që mediat të veprojnë si stozherë të interesit publik dhe të informojnë, shkruajnë dhe sqarojnë në përputhje me standardet më të larta të profesionit.

 

Scroll to Top