KEMM sot organizoi takim onlajn me gazetarët nga rajoni planor verilindor me seli në Kumanovë. Në takim kanë marrë pjesë gazetarë nga mediat lokale elektronike dhe ato onlajn. Tema e takimit ishte “Informimi mediatik në kohën e Kovid-19 – përvojat e KEMM“.
Drejtorja ekzektutive e KEMM, Marina Tuneva, ka theksuar se “informimi senzacional, informimi i njëanshëm, mungesa e distancës nga subjektet politike për të cilët informohet, janë dukuritë kryesore të informuara për shkeljen e Kodeksit të gazetarëve në Maqedoni“.
Pikërisht gjatë pandemisë në Komisionin për ankesa pranë KEMM ka arritur një numër i madh i ankesave në vitin 2020, ka theksuar Daniel Dimitrievski, koordinator i programit në KEMM.
„Në vitin 2020 kishim 140 ankesa. Kjo është pothuajse dy herë më shumë nga viti i kaluar 2019. Nëse e krahasojmë, në vitin 2019 kishim 83 ankesa. Në vitin 2020 janë marrë 109 vendime, kurse 18 ankesa janë të përkufizuara si të pabaza, 13 ankesa janë zgjidhur me ndërmjetësim, respektivisht pajtim ndërmjet palëve. Në vitin 2020, 15% e ankesave janë zgjidhur me ndërmjetësim, kurse në vitin 2019 vetëm 4% janë zgjidhur me ndërmjetësim, që tregon se mediat gjithnjë e më shpesh janë të përgatitura që të bashkëpunojnë me trupin vetërregullues. Këtë vit deri sot janë pranuar 95 ankesa, presim sërish rritje për 20 deri në 30 % në vitin 2021 “, ka theksuar Dimitrievski.
Shumica e gazetarëve pjesëmarrës kanë theksuar disa probleme me të cilat përballen në profesionin e tyre, para së gjithash në mungesë të financave.
„Edhe ne nuk ishim mjaftueshëm të informuar, si gazetarë gjatë pandemisë informatat kryesisht i merrnim nga niveli qëndror. Gjithsesi se këtu janë edhe problemet financiare, jemi të vetëdijshëm se në çfarë gjendje janë edhe mediat tjera, në pjesë të caktuar të pandemisë nuk kishim asnjë drejtim për mbrojtjen e gazetarëve”, ka theksuar gazetari Nikolla Ivanovski.
Gazetarja Suzana Nikoliq ka theksuar se janë përballur me vështirësi të ndryshme gjatë informimit nga terreni gjatë pandemisë. “Në këtë rajon, sidomos në Kumanovë, nuk ka mjaftueshëm zëdhënës të institucioneve publike, dhe këtë funksion përkohësisht e realizojnë udhëheqësit, që paraqet pengesë për informimin në kohë. Për shkak të kësaj gjendjeje, ishim të detyruar, që informatat kryesisht t’i marrim nga niveli qëndror, duke patur parasysh se nuk kishim mundësinë që më detajisht të informohemi për gjendjet në mjedisin tonë më të afërt.
Gazetarët e pranishëm ishin informuar edhe për përftimet nga krijimi i Regjistrit të mediave profesionale onlajn.
Përfaqësuesit e KEMM kanë apeluar për përfshirjen e mëtutjeshëm të mediave në mbështetje të vetërregullimit, dhe gjithashtu edhe për iniciativat për koordinim, si në kuadër të komunitetit profesional të mediave, ashtu edhe me aktorët tjerë relevant, siç është sektori i biznesit, për të cilin të pranishmit dhanë një mbështetje pa rezervë.
Kjo ngjarje është në kuadër të projektit “Mbështetje për lirinë e shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga Këshilli për etikë në media (KEMM), me mbështetje të delegacionit të BE në R. e Maqedonisë së Veriut.