Për këtë inicijativë në pres konferencën e sotme informoi Dragan Antonovski, drejtori i AIM, i cili potencoi se të gjitha internet mediat të cilat do ta respektojnë Kodeksin e gazetarëve të Maqedonisë si dhe Kartën për raportim etik të KEMM do të fitojnë qasje falas deri te gjitha informatat e AIM për Maqedoninë në tre muajt e ardhshëm. Ideja është që në këtë mënyrë të përmirësohen standardet profesionale gazetareske.
“Sot dëshirojmë të përcjellim një mesazh të përbashkët, të thiren mediat të veprojnë si shtylla të interest shtetëror, të raportojnë, shkruajnë, dhe spjegojnë në pajtim me standardet më të larta të profesionit. Regullat, standardet, principet egzistojnë, ato i kanë gjatë kohë, vetëm duhet të gjith ne bashkërisht të kujtohemi se përgjegjësia për të krijuar një ardhmëri me gazetari profesionale gjindet pikërisht në duart e mediave”, tha Marina Tuneva, drejtor egzekutiv i KEMM.
Këtë ofert të AIM-it e përshëndesim dhe përkrahim, theksoi kryetari i SHGM`s Naser Selmani, sipas të cilit kjo është njëra nga mënyrat për të përforcuar të vetë-regullimit në mediat si dhe për të krijuar një ambient në cilin gazetarët jo profesional vetvetiu do të shenohen dhe izolohen.