„Vetërregullimi efikas kërkon mobilizim dhe konsolidim të brendshëm, por edhe më shumë bashkëpunim të fuqishëm dhe lidhshmëri me opinionin. Është krejtësisht e natyrshme që qytetarët të kërkojnë garanci për vlerën e informacioneve të gazetarëve“, tha drejtorja ekzekutive e KEMM-it, Marina Tuneva.
Kryetarja e KEMM-it Katerina Sinadinovska theksoi se “procesi i vetërregullimit nuk guxon të përdorë alibi për sjelljen inerte dhe reagime e dobëta në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, si një nga shkeljet më të shpeshta te mediat onlajn“.
Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa, në debatin informon se “vëllimi i punës së KEMM-it është rritur në mënyrë drastike. Vitin e kaluar gjatë tërë vitit janë marrë 68 vendime, ndërsa sivjet për vetëm pesë muaj mbi 40 vendime”. Sipas tij, ky është një konfirmim për kuptimin dhe vetëdijen e rritur për nevojën e vetërregullimit mediatik.
KEMM vazhdon praktikën e organizimit të debateve dhe seancave të hapura të Komisionit për ankesa nëpër shtet, me qëllim të afirmimit të rolit të vetërregullimit në mediat në promovimin e gazetarisë profesionale dhe mbrojtjen e lirisë së mediave.