Përfaqësues të Këshillit të Etikës në mediat të cilët do të jenë të pranishëm në debatin do të flasin për rëndësinë dhe perspektivat e vetërregullimit, si dhe për përvojat dhe praktikat e deritanishme të këtij trupi.
Kjo ngjarje do të shfrytëzohet edhe për diskutim për tendencat më të shpeshta të shkeljes së standardeve në raportimin, si dhe për mënyrat në të cilat vepron KEMM-i në raport me rastet e gazetarisë joprofesionale dhe joetike. Gjithashtu, qytetarët do të njoftohen me mekanizmin për parashtrimin e ankesës në Komisionin për ankesa të KEMM-it.
KEMM-i është shoqatë e qytetarëve e formuar prej më shumë mediave në vitin 2014, ndërsa në mënyrë funksionale filloi punën gjatë vitit 2015. Synimi kryesor i KEMM-it është niveli më i lartë i respektimit të standardeve etike në gazetarinë, si dhe në qasjen më të thjeshtë të opinionit (qytetarë, institucione dhe persona juridik) deri te mediat kur të përcaktohet shkelje e standardeve të informimit profesional dhe objektiv.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të Programit rajonal “Media për qytetarët – qytetarët për mediat: Forcim të kapaciteteve të organizatave qytetare për zhvillimin e MIP në vendet e Ballkanit Perëndimor“, ndërsa zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian nga ana e organizatave partnere: Mediacentar Saraevo, Instituti shqiptar i Mediave, Instituti Maqedonas i Mediave, Instituti Malazez i Mediave, Shkolla e Gazetarisë e Novi Sadit, Instituti Paqësor nga Lubjana dhe Rrjeti i profesionalizimit të mediave në EJL.