Për KEMM është plotësisht e papranueshme në çfarë do lloji të ndalohet puna profesionale e gazetarëve, e cila duhet të jetë e lirë nga çfarë do lloji të kërcënimeve dhe shtypjeve.
Këshilli për etikë bën thirje deri te MPJ të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të pastruar rastin dhe të ndaloje përsëritjen e rasteve si ky. Kërcënimet e çfarë do lloji ndaj gazetarëve nga ana e institucioneve nuk guxon të jetë mënyrë me të cilën do të ndalohet raportimi për tema dhe pyetje të interesit publik.
Në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropjane për të Drejtat e Njeriut, siguria e gazetarëve duhet të jetë e lirë nga çfarë do lloji të kërcënimeve dhe shtypjeve, a shteti është përgjegjës për ndërmarrje të të gjitha masave aktive me qëllim të krijohet dhe mbahet një klimë e volitshme për lirinë e të shprehurit.