Rritet numri i ankesave të cilat dërgohen deri te Këshilli për etike dhe raportim profesiona

Kryetari i Komisionit për ankesa pranë KEMM, Mirçe Adamçevski, në takimin e theksoi rëndësinë e përkrahjes të mëtutjeshme të vetë-rregullimit, përmes rritjes të anëtarësisë të Këshillit, me kusht të respektohen kushtet për raportim profesional.

“Vetë-regullimi mundet të kontribuon drejt përforcimit të profesionalizmit dhe respektimit të standardeve profesionale, me qëllim që lajmet e konfirmuara të marrin në hapësirat informative, në vend se ato të jenë lajmet e rreme të cilat e zëvendësojnë gazetarinë me propagandë. Në zgjedhjet e fundit kishte përmirësim të raportimit media, por duhet të punohet edhe më shumë në zvogëlimin e anshmërisë dhe afërsinë politike të medieve”, tha Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa.

Në vendimet e deritanishme, siç informon Filip Gjurqinovski nga Komisioni për ankesa,më së shpeshti thyhen nenet e Kodeksit të gazetarëve të cilat rregullojnë saktësinë e informacioneve, dallimi i fakteve dhe mendimeve, lajmet dhe komentet, gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi, balancimi, si dhe pa anësimi gjatë raportimit për proceset politike.

Scroll to Top