Të ndara shpërblimet e Këshillit për etikë në media për storje më të mira gazetareske

Sipas vendimit të njëzëshëm të komisionit 3 anëtarësh, vendin e parë e ka fituar storja nga gazetareja Irena Mullaçka nga Fokus, për skandalin në Gjinekologjinë në Shkup pasi mjek të punësuar në Klinikën kanë zbuluar se 80 foshnje të sapo lindura kanë vdekur për tetë muaj. Sipas raportit të komisionit “bëhet fjalë për hulumtim të gjithëpërfshirshëm dhe të plotë, i cili ofron informata te detajuara, ekskluzive dhe të prekshme për gjendjen e foshnjeve të sapo lindura në vend, a autorja nuk është lëkundur për ta treguar përgjegjësinë në mënyrë të qartë dhe të hapë pyetjet më senzitive, të cilat duhet të jenë të shtruara kritikës publike”.

Vendi parë– Irena Mulaçka
pobednicka storija

Storja e cila zë vendin e dytë të konkursit të sivjetshëm të KEMM është e autorit Nikola Zdravkoviq, për storjen me titull: “Tragjedi familjare e la pa copë buke Gordana Slavkoviq”, e publikuar në emisionin 360 shkallë, në televizionin Alsat-M. “Përmes storjes prekëse për nënën e vetme, gazetari me një qasje emotive edhe shum humane, i zbulon paradokset institucionale, i zbulon defektet e ligjeve dhe hapë një sërë pyetjesh, të cilat nxisin një debat publik dhe thirin në përgjegjësi”, shkruan në raportin e komisionit.

Vendi dytë – Nikola Zdravkoviç

Komisioni në konkursin e sivjetshëm për vendin e tretë ka vendosur ta ndajnë dy produkte gazetareske, e para i takon gazetares Mirjana Mirçevska-Jovanoviq për serijalin storje për “ Ivani i vogël dhe gjyshja e tij”, e transmetuar në televizionin Kanal 5, dhe sipas komisionit “ autorja në një mënyrë të përkryer dhe të gjithanshme, përmes storjëes të fëmijës 9 vjeçar, deri ne themel i zbulon institucionet dhe anomalitë dhe mosëpërputhjet e sistemit në shoqërinë”.

Vendi tretë – Mirjana Mirçevska Jovanoviç

Punimi i cili, gjithashtu fitoi vendin e tretë është e gazetarit Marjan Nikolovski për storjen me titull “ A munden bashkësitë fetare ti heqin të gjitha barierat për lutje të pa ndërprera”, e transmetuar në televizionin Sitel, në emsionin “Në anë të njejtë”. Ai përpunon temë e cila deri tani aspak nuk ka qenë apo ka qenë vetëm pak e trajtuar në mediat dhe me atë paraqet një freski në gazetarinë, duke promovuar konceptin për kyqje dhe integrim të grupeve të pa mbrojtura dhe të margjinalizuara nga një kënd më ndryshe dhe religjios.

Vendi tretë – Marjan Nikolovski

Përveç shpërblimeve për storje më të mira, komisioni ka vendosur të jep edhe dy faleminderime. Në rastin e pare për storjen gazetareske të autores Maja Ravanska për tekstin me titull “ Stiv Hoking-u maqedonas i ngulfatur në unazat e shoqërisë jo inkluzive”, e shpallur në gazetën “ Ftyrë përballë ftyrës”, si dhe për storjen televizive “ Të shikojnë ata që duhet të shikojnë” e autorit Zoran Jovanovski, nga proekti 360 shkallë, të Alsat-M televizionit.

“Shpërblimet e sotshme janë dëshmi për profesionalizmin e autorëve. Shum shpesh e kemi cekur rëndësinë e gazetarisë profesionale, për rolin e mediave në publikimin e informative objektive, për nevojën e përmirësimit të kusheteve të punës të gazetarëve si dhe për vetë-regullimin në kalimin e sfidave etike. Të gjitha këto pyetje janë aktuele sotë e kësaj dite”, tha Drejtori i delegacionit të EU`së Samuel Zhbogar, në fjalimin e tij.

Anëtarë të komisionit ishin Bardhyl Zaimi, i cili ishte edhe udhëheqës njësoi, si dhe Zhaneta Trajkoska dhe Zoran Ivanov.

Shpërblimet këtë vit janë siguruar me përkrahje financiare nga UNESKO dhe EU pranë proektit “ Ndërtim të besimit në mediat në Evropën Jugolindore dhe Turqinë”.

Scroll to Top