Takime me publikun dhe me gazetarët në të gjitha rajonet

Pjesëmarrësit morën pjesë në një anketë dhe prej tyre u kërkua që të japin propozime për përmirësimin e raportimit të mediave dhe trajtimin e gazetarisë jokorrekte dhe joprofesionale. Duke vepruar kështu, këshilli i shtypit pati mundësinë që gjithashtu ta ngritë ndërgjegjësimin në mesin e shoqërisë civile lidhur me procedurën e ankesave të këshillit të shtypit të BeH.

Gjashtë debate rajonale u organizuan në Maqedoni, në vitin 2015 në qytetet e Manastirit, Ohrit, Shtipit, Strumicës, Tetovës dhe Kumanovës. Rreth 130 qytetarë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të institucioneve të mediave dhe gazetarë, morën pjesë në këto takime, ku u prezantua dhe u shpjegua puna e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) nga anëtarët e Bordit drejtues, të Komisionit për ankesa të shtypit dhe të Zyrës ekzekutive.

Gjithashtu morën pjesë dhe përfaqësues nga Shoqata e Gazetarëve në këtë eveniment për të treguar mbështetje për konceptin e vetë-rregullimit në media. Gjatë këtyre takimeve, ka pasur mbulim të gjerë nga mediat, i cili ka kontribuar në promovimin e Këshillit të Shtypit. Më shumë se 20 artikuj mediatik kanë mbuluar këto evenimente lokale. Përveç kësaj, anëtarët e këshillit kanë dhënë 10 intervista për mediat kombëtare dhe 20 për ato rajonale.

Scroll to Top