Në veçanti dënojmë pretendimet në ballinën e edicionit të sotëm të së përditshmes “Vest”, ku thuhet se “Fatime Fetai promovon gjuhë të re zyrtare” dhe “Tortura në shqip”. Përpjekjet për të manipuluar dhe dredhur të vërtetën janë të qarta, ndërsa ngjarja dhe fjalimi i djeshëm i prokurores janë përshtatur në mënyrë të gabuar dhe në kontekst të gabuar.
Raportimi i tillë mund të nxisë urretje në baza etnike dhe qëndrime dhe sjellje diskriminatore ndaj popullatës, ndërsa median ta paraqet si bartës të paragjykimeve të tilla dhe krijues të bindjeve të gabuara në mesin e opinionit.
Kjo është në kundërshtim edhe me Nenin 8 të Kodit të gazetarëve, ku ndër tjerash thuhet „mënyra e informimit në procedurat gjyqësore duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmat“, më tutje, me Nenin 10 të Kodit sipas të cilit „gazetari nuk do të nxisë diskriminim në asnjë bazë, duke përfshirë edhe atë nacionale“.
Ju kujtojmë se Vest është nënshkrues i Kartës për raportim etik në të cilën, ndër tjerash, është theksuar edhe parimi i respektit dhe tolerancës, që nënkupton respektim të dinjitetit, reputacionit, të drejtave dhe integritetit personal të individëve, gjatë informimit të opinionit. Media me raportimin e saj nuk do të shërbehet me stereotipe, paragjykime dhe nënçmime në asnjë bazë, dhe nuk do të shërbehet me gjuhën e urrejtjes dhe nxitjes.
Njëkohësisht, ju kujtojmë se mediat janë të detyruara të informojnë në mënyrë të saktë dhe të vërtetë, t’u përmbahen standardeve të mirësjelljes gjatë raportimit, dhe gjuha e gazetarit duhet gjithmonë të jetë e matur dhe neutrale, kundrejt atyre që ofrojnë konkluzione dhe gjykime të gatshme. Komisioni për ankesa pranë KEMM-it punon edhe në raste të tjera të raportimit jo korrekt dhe shkeljes së Kartës lidhur me të njëjtin rast.