Këshilli për etikë bën thirje të merren masat e nevojshme për të pastruar rastet si ky, veçanarisht kur gazetari ndalohet të informon për tema të cilat janë prej interesit më të gjërë publik, siç ka qenë rasti i djeshëm në seancën në të cilën është diskutuar për vendimin për referendum për hapjen e minierave.
Mbyllja e institucioneve, organizatave si dhe funkcionerëve nuk mundet mënyrë me të cilën do të ndalohet raportimi për tema dhe pyetje të interesit publik.
Nga ana tjetër, siguria e gazetarëve duhet të jetë e liruar nga çfar do lloji të kërcënimeve dhe presioneve, a shteti në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarë të gjitha masat aktive me qëllim që të krijohet dhe mbahet një ambient i mire për lirinë e të shprehurit.
Të përkujtojmë se kjo përgjegjësi buron edhe nga rekomandimet e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës për mbrojtje të gazetarisë dhe sigurisë të gazetarëve dhe aktorët të tjerë medial.