Ky rrjet do të shërbejë si një platformë për bashkëpunim rajonal dhe shkëmbim të përvojave me qëllim të avancimit të cilësisë dhe profesionalizmit në media dhe gazetarisë etike në rajon.
Detyrë e kësaj shoqate rajonale do të jetë ngritja e vetëdijes së anëtareve të rrjetit, mediave, profesionistëve mediatik dhe shoqërisë në përgjithësi, mbi parimet themelore për vetë-rregullimin dhe profesionalizmin, si dhe shqyrtimin e ankesave ndërkufitare të vendeve të rajonit.
Përfaqësuesit e vetë-rregullatorëve sollën vendim që selia e rrjetit të jetë në Mal të Zi ndërsa për kryetar zgjodhën Ranko Vujoviqin, sekretar ekzekutiv i Këshillit mediatik për vetë-rregullim të Malit të Zi.