Duke u bërë thirrje mediave dhe gazetarëve që të raportojnë mbi tema të interesit publik, përkujtojmë se para se gjithash, duhet qenë përgjegjës përpara publikut të tyre dhe përpara opinionit më të gjërë, dhe të kultivojnë barazi dhe qasje gjithpërfshirëse ndaj çështjeve publike, pa mos i shërbyer ndonjë interesi të veçantë.
Në anën tjetër, në kundërshtim me normat e profesionit është edhe shpërndarja e regjistrimeve audiovizive që kanë marrë ekipet e RTM-së, për të cilat të drejtën e përpunimit dhe transmetimit të tyre e pati shërbimi radiodifuziv publik. Shpërndarja e materialit të regjistruar, përveç që mund të shkaktojë dëme mbi integritetin e bashkëbiseduesit, ka domethënie edhe të mungesës së respektit për parimet themelore të sjelljes profesionale dhe të përgjegjëshme, të ndershmërisë në punë dhe të ruajtjes së reputacionit dhe integritetit të RTM-së.
Bëjmë thirrje për respektimin e standardeve profesionale dhe parimeve etike në të gjitha sferat e veprimtarisë mediatike, me qëllim të mbrojtjes së interesit të publikut dhe integritetit profesional të mediave.