Komunikatëpër media – 21.11.2016

Mediat nuk duhet lejuar të manipulohen nga ana e politikanëve dhe aktorëve të tjerë në procesin politik zgjedhor, pasi që kjo do të ishte në dëm të publikut dhe qytetarëve të Republikës së Maedonisë.

Më shumë se kurrë nevojitet raportim i balancuar dhe korrekt me qëllim që t’i mundësohet publikut ta kuptojë procesin politik dhe të marrë pjesë në të.

Presim që mediat të mos nxisin dallimet dhe ndarjet midis njerëzve, port ë bëhen ndërmjetësues dhe platformë për një dialog aktiv, duke u udhëhequr nga parimet e raportimit profesional. Në këtë kontekst, bëjmë thirrje për respektim të përpiktë të Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet, të cilën në shkurt të këtij viti e nënshkruan pjesë dërmuese e mediave në vend, dhe e cila në praktikë nuk është respektuar në mënyrë të përpiktë. E njëjta gjë është nënvizuar edhe në Raportin e sivjetshëm të Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë, në të cilin, mes tjerash, fuqimisht theksohet nevoja për zhvillimin e kulturës për etikë profesionale në media.

Sërish rikujtojmë dhe bëjmë thirrje për respektim të përpiktë të parimeve të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve:  

– vërtetësi dhe objektivitet

– balancim

– dallim i qartë midis informacioneve dhe komenteve

– ndershmëri dhe pavarësi

– solidaritet profesional midis mediave

– pavarësi redaktuese dhe integritet profesional

– respect dhe tolerancë

– liri dhe përgjegjësi.

Apelojmë deri te të gjitha mediat, e në veçanti anëtarët aktual dhe të ardhshëm të KEMM-it, anëtarësia aktive e të cilëve do të varet pikërisht nga ky përkushtim, që rë respektojnë parimet e Kodeksit të gazetarëve.

Scroll to Top