Hapet Zyra ekzekutive e Këshillit për etikë në media në Maqedoni Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni

Zyra zyrtarisht filloi me veprimtarinë e saj në janar të vitit 2015.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni është trup vetë-rregullues që vepron për të avancuar dhe mbrojtur standardet profesionale dhe etikën në mediat në Republikën e Maqedonisë.


Në kuadër të Këshillit vepron trupi këshillimor, Komisioni për ankesa, i cili vendos për ankesat e parashtruara në lidhje me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në media.
Ankesë mund të parashtrojë çdo qytetar, çdo person juridik dhe çdo përfaqësues tjetër publik, duke përfshirë dhe gazetarët. Adresa për kontakt “Mitropolit Teodosij Gologanov” 54/2, Shkup ose në e-mail adresën: info@semm.mk

Scroll to Top