Nga fillimi i këtij viti shkollor, Këshilli për Etikën në Media i Maqedonisë (CMEM) realizoi 10 punëtori me nxënës të shkollave të mesme dhe studentë me temë: vetërregullimi mediatik dhe mosshpërndarja e dezinformatave. Në projektin “Nxitja e një qasjeje etike në raportim te gazetarët e rinj potencialë”, i mbështetur nga BE-ja, u përfshinë dhjetëra nxënës dhe studentë të rinj nga Fakulteti Juridik pranë UKIM – Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti “Goce Delçev” në Shtip, i falënderojmë nxënësit e shkollave të mesme dhe mësimdhënësit në gjimnazet “Josip Broz Tito” dhe “Zef Lush Marku” në Shkup, gjimnazin “Slavço Stojmenski” dhe shkollën e mesme “Kole Nehtenin” në Shtip, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
Këto takime, me të rinj dinamikë dhe kureshtarë, për CMEM ishin një përvojë e çmuar dhe një mundësi për bisedë rreth asaj se si të zgjidhet një burim kredibil i informacionit, si të shmanget propaganda dhe përpjekjet për manipulimin e lexuesve, si të njihen gabimet dhe tejkalimet e Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë në përmbajtjet mediatike dhe pse është e rëndësishme të parandalohet përhapja e dezinformatave dhe gjuha e urrejtjes.
Të rinjtë kërkojnë shumë përgjigje, shumë biseda dhe shkëmbim përvojash për vetërregullimin mediatik dhe “rregullat e lojës” për gazetarët dhe mediat.
Kjo video mbështetet nga projekti “Akademia e Trajnimit për Gazetarë dhe Punonjës të Medias T-AJM”, i financuar nga Bashkimi Evropian.