SHGM dhe KEMM: Procesi i anëtarësimit në Regjistrin e online mediave profesionale mbetet i hapur

Qëllimi më i rëndësishëm i këtij procesi është të ndihmojë publikun që më lehtë të identifikojë se cilat media plotësojnë kriteret e anëtarësimit ( https://semm.mk/chlenstvo/pravila-za-chlenstvo ) dhe u përmbahen standardeve të raportimit etik në punën e tyre.

Duke pasur parasysh krizën e cila vijoi nga pandemia e koronavirusit (COVID-19), si në vend, ashtu edhe në nivel global, të dy organizatat tona do të vazhdojnë të nxisin mediat të sillen profesionalisht dhe në mënyrë etike dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave duke shkaktuar panik në publik. Përhapja e COVID – 19 shqetëson publikun, por raportimi në disa media ka rritur ankthin në mënyrë të pajustifikuar, dhe përhapja e dezinformatave mund të ketë pasoja të rënda.

Prandaj, thirrja për anëtarësim në Regjistrin është pjesë e angazhimit tonë për të nxitur rolin e rëndësishëm të mediave për të kuptuar drejtë paraqitjen e koronavirusit, pasojat nga ai dhe mënyrat e parandalimit efektiv.

Interesi ynë i përbashkët është që të rritet numri i mediave në këtë Regjistër, dhe në këtë mënyrë mediat të vendosin të punojnë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe etike duke respektuar procesin e vetë-rregullimit dhe kriteret të cilat janë të bazuara në praktikën e demokracive të zhvilluara dhe të Këshillit të Evropës, në konsultime me komunitetin e gazetarisë dhe medias. Deri më tani ky proces është mbështetur nga një numër i madh i mediave, Dhoma Ekonomike e Maqedonisë dhe bashkësia ndërkombëtare, ndërsa Regjistri aktualisht ka 102 anëtarë.

KEMM tashmë ka pranuar ankesa për raportime joetike në lidhje me koronavirusin, dhe në këtë drejtim i bëjmë thirrje publikut që të vazhdojë të reagojë ndaj rasteve të joprofesionalizimit dhe të kontribuojë në parandalimin e dezinformatave në media.

Scroll to Top