Zhan Mone Çmimet për mediat

Në këtë ngjarje, fjalime do të mbajnë:

SH. V. Samuel ZHBOGAR, Ambasador, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian
Znj. Nadezhda GACE, Drejtoreshë dhe Kryeredaktore, e javores Novi Magazin, Serbi dhe
Znj. Marina TUNEVA, Këshilli për Etikë në media

Këtë vit, për të 16 herë, Delegacioni i BE-së, në partneritet me Këshillin për Etikë në Media do të ndajë Çmimin Zhan Mone për Artikullin më të mirë raportues dhe Fotografinë profesionale më të mirë të gazetarëve që mbulojnë çështje në temën “Ndërtim i besimit në kohëra të pasigurta”. Çmimi për Fotografinë më të mirë Amatore do të ndahet nën temën “Diversiteti jonë, fuqia jonë”.

Këtë vit, Juria për Zhan Mone kryesohet nga znj. Nadezhda GACE, aktualisht Drejtoreshë dhe Kryeredaktore në javoren Novi Magazin, e cila ka përvojë të madhe si redaktore në mediat më të mëdha të Serbisë, sikur TV Beograd, Borba, Danas. Gjithashtu ka qenë kryetare e shoqatës së gazetarëve të Serbisë.

Çmimi përbëhet prej statujave të vogla për të gjithë fituesit dhe një vauçer për pajisje teknike me shumë prej 1,000 EURO për artikullin më të mirë dhe fituesit për fotografinë profesionale më të mirë, si dhe 500 EURO vauçer për pajisje teknike, për fituesin e çmimit për fotografinë amatore më të mirë.

I ftojmë mediat që të mbulojnë këtë ngjarje.

Për informata në lidhje me këtë Komunikatë ju lutemi të kontaktoni Znj. Eleonora Poposka, Përgjegjës për mediume dhe informim. Tel: +389 (0)2 3248 500; E-mail: Eleonora.POPOSKA@eeas.europa.eu

AGJENDA

CEREMONIA E NDARJES SË ÇMIMEVE
ÇMIMI ZHAN MONE PËR MEDIA 2018
E mërkurë, 12 dhjetor 2018
ora 19:00 – 21:00
Klub Restoranti QKM

19:00 – 19:15 Fjalë përshëndetëse nga moderatorja Marina TUNEVA, Këshilli për Etikë në Media – Prezantim i videos “Për lirinë e të shprehurit me një zë”

19:15 – 19:20 Fjalë përshëndetëse nga Ambasadori Samuel Zhbogar, Shef i Delegacionit të BE-së

19:20 – 19:25 Fjalë përshëndetëse nga Nadezhda GACE, Kryetare Nderi e Jurisë

19:25 – 19:40 Ndarje e çmimit për Fotografinë amatore më të mirë nga Ambasadori Samuel Zhbogar dhe fjalim i shkurtë nga fituesi

Ndarje e çmimit për Fotografinë profesionale më të mirë nga Ambasadori Samuel Zhbogar dhe fjalim i shkurtë nga fituesi

Ndarje e çmimit për Artikulli më i mirë raportues nga znj. Nadezhda Gace dhe fjalim i shkurtë nga fituesi

19:40 – 19:45 Përmbyllje e ngjarjes nga ana e moderatores

19:45 – 21:00 Koktej

Scroll to Top