Sot është mbajtur takimi onlajn me punëtorët e mediave nga rajoni i Pellagonisë të cilët kanë debatuar në temën “Njoftimi nga mediat gjatë Kovid – 19 – përvojat e KEMM’’.
“Sfidat më të mëdha me të cilat janë përballur mediat gjatë Kovid 19 janë njoftimi i njëanshëm, njoftimi senzancional, kontrolli i pamjaftueshëm i informatave, si dhe mungesa e distancës nga subjektet politike për të cilat informohet“ – ka theksuar Marina Tuneva, drejtore ekzekutive e KEMM. Njëkohësisht, nevoja që të dilet nga korniza standarde në të cilën vepron KEMM, respektivisht shqyrtimi i ankesave të dorëzuara, trupi vetërregullues përmes organizimit të debatave, trajnimeve dhe përfshirja e mediave lokale si partner.
,,Numri më i madh i parashtresave vijnë nga qytetarët dhe organizatat civile, sidomos për përmbajtjet mediatike në lidhje me informimin për krizën me kovid. Vjet deri në komision janë dorëzuar 140 parashtresa prej të cilave 109 janë zgjidhur, 18 kanë qënë të pabaza, kurse 13 janë zgjidhur me ndërmjetësim, respektivisht pajtim ndërmjet palëve. Deri tani, në vitin 2021, në zyrën e KEMM ishin dorëzuar 95 ankesa, që është rritje për 30 përqind, në raport me vitin paraprak për periudhën e njëjtë”, ka theksuar Daniel Dimitrievski, koordinator për programe dhe pranim të ankesave në Këshillin për etikë në media.
Gazetarët nga rajoni i Pellagonisë kanë potencuar se është e nevojshme që të bëhet dallimi fillestar ndërmjet mediave profesionale dhe joprofesionale, me çrast do të kemi mundësi të flasim për nivel më të lartë të profesionalizmit në media. Gjithashtu, kanë theksuar mosdisponueshmërinë e informatave nga disa institucione publike, sidomos në fillim të pandemisë, që u ka shkaktuar një numër të madh të problemeve në informimin në kohë dhe efikas të publikut në ato mjedise lokale.
Përveç asaj, pjesëmarrësit kanë theksuar edhe nevojën e madhe për përfshirje të drejtëpërdrejtë të sektorit të biznesit në ndërtimin e njohurive të tyre për konceptin e vetërregullimit, dhe sidomos në ndërtimin e kapaciteteve për njohjen e mediave të cilat janë profesionale dhe të besueshme.
Kjo ngjarje është në kuadër të projektit “Mbështetje për lirinë e shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga Këshilli për etikë në media (KEMM), me mbështetje të delegacionit të BE në R. e Maqedonisë së Veriut.