Udhëzime për raportim nga zona e konfliktit të armatosur / luftë

Raportimi nga zona e konfliktit të armatosur /luftës është sfida më e madhe për punonjësit e medias, por edhe detyra më e ndërlikuar dhe e vështirë. Përveç faktit që vetë aktivitetet ushtarake mbartin rrezik për sigurinë e kushteve të punës dhe rrezik për të humbur jetën, punonjësit e medias janë të ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh të tjera në terren.

Kur një vend është në gjendje lufte, rregulloret se çfarë lejohet dhe si duhet të sillet një shtetas i huaj në atë vend në terren ndryshojnë vazhdimisht. Një punonjës i medias që nuk e njeh ose nuk ndjek ndryshimin e këtyre rregulloreve rrezikon të arrestohet/ndalohet nga autoritetet kombëtare. Gazetarët dhe kameramanët në terren jo vetëm që duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që u kërcënohen për jetën e tyre dhe lirinë e lëvizjes, por duhet të jenë të vetëdijshëm edhe se përmes raportimit të tyre apo publikimit të llojeve të ndryshme të përmbajtjeve (video) mund të shkaktojnë dëme me pasoja fatale.

Udhëzime për raportim nga zona e konfliktit të armatosur / luftë

Scroll to Top