THIRRJE PËR ÇMIMET VJETORE TË KËSHILLIT ETIK TË MEDIAVE: „Fakte dhe dezinformatat për ndryshimet klimatike“

Këshilli Etik i Mediave në Maqedoni (KEMM) i fton gazetarët dhe mediat të aplikojnë për çmimin vjetor që ky trup i vetërregullimit mediatik e jep me rastin e Ditës së Lirisë së Medias, më 3 Maj.
Tema e këtij viti për çmimin lidhet përsëri me mbrojtjen e mjedisit: „Fakte dhe dezinformatat për ndryshimet klimatike“.
Çmimi për historitë më të mira gazetare, si dhe për fotografinë ose videon më të mirë, jepet me mbështetjen e UNESCO-s, në kuadër të projektit „Ndërtimi i besimit te mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike“, i financuar nga Bashkimi Evropian.
Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët dhe reporterët foto/video profesionistë në Maqedoninë e Veriut, për materiale të publikuara në media të regjistruara, tradicionale ose online, si dhe media të shtypura jo të regjistruara, në periudhën 1 maj 2025 – 15 prill 2026.
Kriteret për çmimet përfshijnë:
      •Historia gazetareske, fotografia ose videoja të jenë autentike dhe analitike, me interes të gjerë publik;
      •Të përmbushin standardet më të larta etike të gazetarisë.
Materialet mund të jenë në formate ose zhanre të ndryshme (tekst, TV-kronikë, histori radiofonike, dokumentar, reportazh, intervistë, fotografi, video…) dhe të jenë publikuar në gjuhën maqedonase ose gjuhët e komuniteteve etnike (me përkthim ose titra në maqedonisht).
Vlerësimi dhe shpërblimet:
      • Dy historitë më të mira dhe fotografinë/videon më të mirë do t’i zgjedhë një juri e përbërë nga përfaqësues mediatikë me përvojë, duke përfshirë ekspertë të ekologjisë;
      •Çmimet janë: 1200 USD për vendin e parë, 800 USD për vendin e dytë dhe 800 USD për fotografinë/videon më të mirë;
      •Gazetarë individë dhe redaksi mund të aplikojnë me deri në tre (3) materiale;
      •Afati i fundit për aplikime: 15 prill 2026.
Aplikimet dërgohen me email në info@semm.mk, me subjekt: „Për Çmimin Gazetaresk 2026“. Ato duhet të përfshijnë linkun drejt përmbajtjes mediatike dhe dokumentin e bashkëngjitur me tekstin/fotografinë/kronikën.
Shënim: Puna e KEMM dhe e Komisionit për Ankesa mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian, përmes projektit „Ndërtimi i besimit te mediat në Europën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si të mirë publike“, i zbatuar nga UNESCO. Opinioni i shprehur është përgjegjësi e vetme e KEMM dhe nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian apo UNESCO-s.
Unesco logo hor blue transparent.png                                                                                         Mk funded eu emblem pos                                                        
Scroll to Top