Mbrojtjen e lirisë së mediave nuk do ta bëjmë duke injoruar abuzimet e ndikimit mediatik, por me përkushtim më të madh për media të përgjegjshme, të vërteta dhe demokratike.
Për të arritur lirinë e tillë në media duhet të pranojmë gabimet dhe gazetarinë e keqe. Gazetaria e papërgjegjshme jo vetëm që paraqet turp për pronarët, udhëheqësinë dhe redaktorët në media, por edhe zvogëlon mbështetjen e opinionit për gazetarinë. Promovimi i gazetarisë etike dhe të qenit të parët të cilët do ta shqyrtojnë sjelljen joetike si të mediave ashtu edhe të institucioneve publike, është në interes të vetë gazetarëve.
Bashkë me lirinë në media vijnë edhe përgjegjësitë, në veçanti në redaksitë. Apelojmë deri te të gjitha mediat ta shfrytëzojnë fuqinë e tyre në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale. Ne si Këshill për etikë në media, përveç mbështetjes së të drejtave të gazetarëve që të punojnë lirshëm dhe pa pengesa, do të vazhdojmë të sigurojmë mbështetje edhe për çlirimin e qytetarëve nga sjelljet e dëmshme të mediave joetike dhe jo të përgjegjshme.