Ditoret “Oslobodjenje”, “Vecernji list BiH”; magazinat “Start BiH”, “BH Dani” dhe “Slobodna Bosna” dhe portalet e internetit startbih.info, slobodna-bosna.ba, oslobodjenje.ba dhe klix.ba publikuan një njoftim me këtë mesazh: “Përdor të drejtat tuaja!
Qytetarë: ju keni të drejtë të ankoheni për raportim të pasaktë të mediave të shtypura dhe të atyre online.”
Këshilli i shtypit në Bosnjë e Hercegovinë gjithashtu organizoi 20 radio emisione të quajtura ‘Zoom- Zëri yt në media’. Këto emisione javore zgjasnin rreth 16 deri 18 minuta dhe trajtonin tema të ndryshme lidhur me etikën e mediave, lirinë e mediave dhe me sfidat e ndryshme të gazetarëve. Emisionet u emituan në tërë vendin dhe më pas u vendosën në faqen e Facebook-ut të këshillit të shtypit.
Në shtator dhe tetor të vitit 2015, në Mal të Zi u prodhuan dhe emituan katër radio emisione në radio Antena M. për të diskutuar hartimin e kodit të ri të etikës në Mal të Zi, dhe çështjet aktuale në gazetarinë Malazeze, si dhe problemet me standardet profesionale dhe etike në mediat e Malit të Zi. Programi u emitua çdo të mërkurë ndërmjet orës 10 dhe 11 të paraditës, dhe udhëhiqej nga gazetarja e radio Antena M, Sonja Novakovic.