Rregulla për pranimin e Internet portaleve për anëtarësim në KEMM
- Të bëjnë të ditur impresumin (redaktor, redaksi), themeluesin dhe të dhënat e kontaktit
- Të jenë dakord/të nënshkruajnë se do të mbështesin vetërregullimin/do të respektojnë Kodeksin e gazetarëve, Kartën për informim etik dhe Statutin e KEMM-it
- Në faqen e tyre të internetit të vendosin baner me të cilin obligohen se do t’i respektojnë parimet e Kodeksit (dhe vetërregullimit)
- Tekstet e publikuara të jenë të nënshkruara nga autori
- Të jenë portale që publikojnë rregullisht përmbajtje informative me interes publik
- Të cekin listën e çmimeve për reklamim
- Të kenë të regjistruar mk – domain
- T’i publikojnë vendimet e KEMM-it dhe të përfshihen në procesin e ndërmjetësimit
- Gjatë huazimit të përmbajtjeve nga mediat tjera, ta përmendin burimin.