Rekomandime nga tryeza e rrumbullakët, kushtuar rolit dhe ndikimit të redaktorëve në parandalimin e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në media

Nga diskutimet mes të pranishëmve dolën këto përfundime dhe rekomandime:

  • – Bashkëpunim ndërmjet trupit rregullues dhe vetë-rregullues, në veçanti në shfrytëzimin e përbashkët të resurseve në trajtimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes në media;
  • – Mediat të raportojnë për gjuhën e urrejtjes, por të shënohet si e tillë dhe të bëhet me dije qartë se bëhet fjalë për një problem të tillë;
  • – Të rritet angazhimi i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në identifikimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes, në veçanti në sferën e sanksionimit;
  • – Gazetarët ose personat që shfrytëzojnë mediat për përhapje të gjuhës së urrejtjes, të mbajnë përgjegjësi përkatëse, ndërsa gazetarët të bashkohen në distancimin e tyre nga hapësira mediatike;
  • – Nevojitet koordinim dhe harmonizim ndërmjet institucioneve, organizatave dhe rrjeteve të ndryshme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit;
  • – Të zvogëlohet ndikimi i qendrave të ndikimit dhe ndikimit politik mbi punën e mediave;
  • – Ekziston nevoja për profesionalizim të punës së gazetarëve si në servisin publik ashtu edhe në mediat tjera, e në veçanti të punohet në edukim të vazhdueshëm;
  • – Vetë-rregullimi të përdoret sa më shpesh si mekanizëm për reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, nënçmimit, shpifjes dhe fenomeneve të tjera të shkeljes së Kodit të gazetarëve;
  • – Të hapet debat rreth asaj se a ka nevojë për ko-rregullim në hapësirën mediatike, respektivisht diskutim rreth nevojës për futjen e ndryshimeve në kornizën ligjore;
  • – Redaksitë të posedojnë Kodin i cili do të respektohet brenda redaksisë, ndërsa portalet e internetit të arrijnë marrëveshje për parime të brendshme të sjelljes;
  • – Të krijohet një Kod i ri për mediat e shtypura, elektronike dhe të internetit.

 

Scroll to Top