Reagim

Për ne është e papranueshme të ndalohet liria e të shprehurit dhe puna profesioniste e gazetarëve, e cila duhet të jetë e liruar nga çfarëdo lloji të shtypjeve dhe shantazhimeve. Kërcënimi i gazetarit njëkohësisht është edhe sulm mbi demokracinë dhe kufizim të mundësisë që publiku të ketë qasje deri te informacionet dhe idetë e ndryshme.

U bëjmë thirje institucineve përgjegjëse që të reagojnë në kohë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për ta qartësuar këtë rast dhe të ndalohet përsëritja e rasteve të këtij lloji. Të përkujtojmë se shteti, në përputhje me nenin 10 nga Konventa Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarrë të gjitha masat aktive me qëllim për të krijuar dhe për të mbajtur një klimë të volitshme për lirinë e të shprehurit.

Shkup, 09.03.2018

Scroll to Top