Punëtorët e mediave nga rajoni juglindor të organizuar nga KEMM kanë debatuar për informim në kushte të Kovid -19

Punëtorët e mediave nga rajoni juglindor të organizuar nga KEMM kanë debatuar për informim në kushte të Kovid -19

Në kuadër të projektit “Mbështeta e lirisë të shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që e realizon KEMM me mbështetje të delegacionit të BE-së në vend, është mbajtur takim onlajn me punëtorët e mediave nga Rajoni planor juglinor të cilët debatuan në temën “Informimi nga mediat gjatë Kovid-19 – përvojat e KEMM’’.  Në debat, mes të tjerash, ishin prezantuar edhe të dhënat nga analiza e KEMM në pjesën e vetërregullimit, kurse përvojat e tyre reth sfidave gjatë pandemisë kanë përcjellur edhe gazetarët.

Drejtorja ekzekutive e KEMM – Marina Tuneva ka theksuar se analiza e tyre ka treguar se senzacionalizimi në informim është regjistruar jo vetëm në trupin tonë vetërregullues, por edhe te këshillat tjerë të etikës, anëtare të Aleancës për këshillat e pavarur për etikë në Evropë, të cilët kanë vërejtur rritje të numrit të parashtresave për këtë çregullim të kodit të etikës.

Drejtorja e KEMM ka theksuar se është tepër e rëndësishme që të kemi kujdes në reagimet e publikut gjatë publikimit në përmbajtjet e gazetarëve në rrjetet sociale, dhe sidomos atyre të cilët përbajnë gjuhë të urretjes. Në këtë drejtim, ka thënë Tuneva, roli i mediave është sidomos i rëndësishëm në ekspozimin e  gjuhës të urrejtes dhe ndëshkimit të tij. Ky konstatim i saj ka ardhur pasiqë gazetarët nga kjo pjesë e shtetit kanë theksuar se janë linçuar në komente gjatë publikimit të informatave relevante të mbështetura me deklarata të institucioneve zyrtare për Kovid -19.

,,Komentet në rrjetet sociale të informatës të publikuar mund të jenë të papërshtatshme dhe të shkaktojnë marrëdhënie diskriminuese, apo, të përmbajnë elemente të gjuhës të urrejtjes. Prandaj mediat, mes të tjerash, duhet të kenë kujdes në komentet të cilat shkruhen nga ana e vetë mediave të rrjeteve sociale dhe të përpiqen që t’i shëmtojnë që të mundet publiku të kuptojë se bëhet fjalë për gjuhë të urrejtjes, me fakte dhe argumente.

Në këtë mënyrë do të mbrohet edhe gazetari, media për të cilën punon dhe do i thotë publikut se informata e plasuar është e besueshme, kurse dikush përpiqet që të përhap gjuhë të urrejtjes në bazë të konstatimeve formale dhe të pabaza”, ka thënë Tuneva.

Gazetarët  e Rajonit planor juglindor interesohen nëse në pandeminë me Kovid-19 janë rritur parashtresat deri te Komisioni i ankesave në lidhje me punën në media. Daniell Dimitrieski, koordinator i programit nga KEMM, ka theksuar se numri rritet vazhdimisht. Në vitin 2020 numri i parashtresave është rritur për 50 përqind në vitin 2019. Ky trend vazhdon edhe në muajt e parë të vitit 2021.

,,Numri më i madh i parashtresave vijnë nga qytetarët dhe organizatat civile në lidhje me informimin paushall (kuturu) për krizën e kovid dhe atë më së shumti me titujt senzacional. Vjet në Komision kanë arritur 140 parashtresa prej të cilave 109 ishin zgjidhur, 18 ishin të pabaza, kurse 13 ishin zgjidhur  me ndërmjetësim, respektivisht me pajtim ndërmjet palëve. Presim edhe këtë vit një numër të madh të parashtresave. Deri tani, në vitin 2021, deri te zyra e KEMM kanë arritur 93 ankesa që është 30 përqind më shumë se vjet, për të njëjtën periudhë”, ka thënë Dimitrieski.

Takimet për informim nga mediat në kushte të Kovid 19 do të vazhdojë edhe në rajonet tjera planore në vend.

Scroll to Top