Data e takimit /ngjarjes: 30.09.2021
Tema/titulli i ngjarjes: Vetërregullimi, zhvillimi dhe sfidat e tij
Rajoni: i Pollogut
Përmes mbështetjes të sistemit vetërregullues të mediave deri te mediat kredibile dhe profesionale
Këshilli për etikë në media në Maqedoni në takimin onlajn ka biseduar me gazetarët të cilët raportojnë nga rajoni i Pollogut për rëndësinë e vetërregullimit te mediat dhe për nevojën e mbështetjes sistemore për KEMM.
Në takim ishte konstatuar se mekanizmi i vetërregullimit në fushën e mediave është i rëndësishëm për gazetarët dhe mediat që të munden të ndikojnë vetë në rregullimin e punës së tyre. Në të kundërt, nëse mediat nuk dakordojnë vetë mekanizma të mbështetjes nga brenda, atëherë këtë do të bëjnë të tjerët, respektivisht do ta bëjë shteti, kanë thënë një pjesë e pjesëmarrësve, duke thënë se nëse ndodh kjo atëherë do të ndikojë negativisht mbi pavarësinë e mediave dhe mbi kredibilitetin e punës së tyre.
Nëse mediat janë rojet e demokracisë, shtrohet pyetja se kush do të ruajë gazetarët nga keqpërdorimet, nga joprofesionalizmi në gazetari, nga ata që keqpërdorin profesionin.
„Nëse konsiderohet se vetërregullimi përpiqet që të vendos rregulla të caktuara për mediat, kjo nuk do të thotë, se nuk mundet, në njëfarë mënyrë, që t’i cenzurojë apo të vendos mekanizma të cenzurës, por përkundrazi, ai është një mekanizëm shumë i rëndësishëm sepse vendos dhe mbron parimet e gazetarisë etike, të saktë, dhe objektive që respekton të drejtat e njeriut, e respekton edhe lirinë e politikës redaktuese. Vetërregullimi i mediave paraqet një mekanizëm që bën ekuilibrin ndërmjet lirisë të mediave dhe tendencës që ajo të keqpërdoret “, ka thënë d-r Tahiri, anëtarë i Komisionit për ankesa. Sipas tij, nëse vendoset një sistem i mirë vetërregullues në vend, atëherë anëtarët, në njëfarë mënyre do të jenë në përparësi për shkak të respektimit të standardeve dhe parimeve etike dhe profesionale. Me këtë do të bëhej kufizimi, ndërmjet mediave të vërteta dhe kredibile përballë atyre joprofesionale. Vetëm me forca dhe angazhime të përbashkëta ndërmjet të gjithë faktorëve kredibil të mediave në vend mund të vijmë deri te një pikë ku fillimisht do të kemi sistem optimal të mediave, me media kredibile.
Sa i përket sistemit të vetëqëndrueshmërisë të KEMM, që deri tani është mbajtur falë projekteve të donatorëve ndërkombëtare, vijmë deri te momenti i caktuar kur do të duhet të mendojmë edhe për vetëqendrueshmërinë, respektivisht të përgatitet strategjia jo vetëm për qëndrueshmërinë financiare, por edhe për vetqëndrueshmërinë edhe sipas bazave tjera, si burimet, kuadri etj.
„Në disa vende, si, për shembull, Gjermani, këtë e bën shteti, që për kushtet tona, ku demokracia është tepër e brishtë kjo nuk do të ishte zgjidhja më adekuate, sepse në atë mënyrë Këshillë për etikë do të mund të humb pavarësinë e tij. Mendimet shkojnë edhe në drejtim të pagesës të anetarësisë të cilën do të paguanin mediat dhe e cila do të ishte në formë të shumës minimale në varësi nga vëllimi dhe lloji i medias. Gjithashtu, ka mendime që anëtarësia të jetë kusht për anëtarësimin e medias në Këshillin e etikës dhe kusht për të qënë pjesë e Regjistrit të mediave profesionale onlajn” ka thënë d-r Tahiri.
„Anëtarësia mund të përkufizohet në mënyrë që do të gradohej sipas kritereve të ndryshme, respektivisht të përcaktohet në pajtim me rregulloren e miratuar më parë nga të gjithë anëtarët e KEMM. Si për shembull SHMDMA (Shoqata për mbrojtjen e të drejtave muzikore të autorit) detyron anëtarët e saj të pagujnë anëtarësinë në pajtim me llogarinë e parashtruar përfundimtare“, ka theksuar gazetari Zoran Maxhoski.
Ky takim është pjesë e disa debateve dhe takimeve të cilat Këshilli për etikë në media i organizon me mediat nga të gjithë rajonet në shtet në kuadër të projektit “Mbështetje për lirinë e shprehjes në media në Maqedoninë e Veriut” që realizohet nga KEMM me mbështetje të delagacionit të BE.